Friday, April 3, 2020

Dënimi Ndërkombëtar i Ndërhyrjeve Terroriste e Luftënxitëse të Regjimit Iranian

Shkruar nga Mansoureh Galestan më 23 tetor 2019.

BRIAN HOOK: Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje okb-së që ta rinovojë embargon e armëve mbi iranin 

Brian Hook, Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Iranin, ka thënë në një mesazh se “I bëjmë thirrje Këshillit të Sigurisë të OKB-së ta rinovojë embargon e armëve mbi Iranin, si dhe ta rinovojë ndalimin e udhëtimit mbi Qasem Soleimani-n dhe mbi 22 terroristë të tjerë.

Është koha që bota ta rikthejë politikën e shkurajimit dhe të bëjë ç’është e mundur për të promovuar një Lindje të Mesme më paqësore e të qëndrueshme.” 

“Edhe diçka tjetër do të ndodhë më 18 tetor të vitit të ardhshëm: do të skadojë ndalimi i udhëtimit mbi 23 terroristë iranianë, ku përfshihet terroristi famëkeq, Qasem Soleimani,” shtoi Hook.  

“Regjimi iranian ka një histori 40-vjeçare të kryerjes së sulmeve terroriste në 5 kontinente. Këto sulme kryhen direkt nga IRGC dhe Forcat e saj Quds ose në mënyrë indirekte përmes proksive të tyre, ku përfshihen; Hezbollah, Hamas, Xhihadi Islamik Palestinez, Houthi e luftëtarë të tjerë shiitë,” theksoi Përfaqësuesi Special për Iranin.  

Brian Hook theksoi gjithashtu se regjimi nuk duhet të lejohet të blejë dronë, raketa, tanke, dhe avionë ushtarakë, që shërbejnë për realizimin e planeve të tij terroriste.  

Departamenti amerikan i Thesarit ka shpallur gjithashtu në një deklaratë se “Task Forca e Aksionit Financiar (FATF) Përsërit Rreziqet e Financimit të Terrorit në Iran.”  

“Për më shumë se tre vite, Irani i ka bërë premtime boshe komunitetit ndërkombëtar se nuk do ta vazhdojë financimin e terrorizmit dhe do ta ndreqë sistemin e tij financiar të korruptuar e jo transparent,” tha Marshall Billingslea, Ndihmës Sekretar i Thesarit për Financimin Terrorist dhe Krimet Financiare.