Saturday, November 27, 2021

Departamenti Amerikan i Shtetit Thotë se Dërgimi i Forcave të Reja në Arabinë Saudite Është për Mbrojtje nga Sulmet e Iranit

Shkruar nga Shahriar Kia më 12 tetor 2019.

SHBA ka shpallur se po dërgon trupa të reja në Arabinë Saudite. Thuhet se kjo gjë po bëhet për të përforcuar përpjekjet për t’i mbrojtur sauditët nga regjimi iranian.

“Sot Departamenti i Mbrojtjes shpalli dërgimin e forcave të reja amerikane në mbretërinë e Arabisë Saudite. Sekretari Pompeo dhe Sekretari Esper kanë zhvilluar shumë bisedime me sauditët … Rezultati i këtyre bisedimeve dypalëshe është shpallja e sotme se 3000 forca të reja do të dërgohen drejt Arabisë Saudite,” tha në një deklaratë për mediat Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Brian Hook, duke shtuar se kjo po bëhet për të mbrojtur interesat amerikane nga sulmet e Iranit.

Hook përsërit pozicionin e administratës Trump: “Kjo administratë nuk kërkon konflikt me Iranin. Ia kemi bërë plotësisht të qartë regjimit se do t’i mbrojmë shtetasit, forcat dhe interesat tona edhe nga sulmet e Iranit apo të proksive të tij. U qëndrojmë përkrah partnerëve dhe aleatëve tanë për të mbrojtur tregtinë globale dhe stabilitetin rajonal.”

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit vuri theksin gjithashtu tek politika amerikane e presionit maksimal dhe tha: “Regjimi në Iran ka një zgjedhje për të bërë. Ai mund të sillet si një vend ose mund të sillet si një kauzë. Irani duhet ta ndryshojë sjelljen e tij dhe të sillet si vend normal, përndryshe do ta shohë të rrënuar ekonominë e tij. Ndërkohë që liderët iranianë e marrin këtë vendim, ne do të vazhdojmë të fokusohemi në bashkëpunimin me partnerët tanë për t’i mbrojtur ata nga sulmet.”

Më 30 shtator 2019, përfaqësuesit e koalicionit opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) mbajtën një konferencë për shtyp në National Press Club në Washington, DC, ku zbardhën detaje të reja mbi sulmin e 14 shtatorit nga regjimi iranian ndaj instalacioneve Aramco të naftës në Arabinë Saudite. Në këtë konferencë, Znj. Soona Samsami, Përfaqësuesja në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha:

“Bazuar në informatat e marra nga opozita iraniane, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) nga brenda regjimit iranian, vendimi për këtë sulm është marrë në Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare (SNSC), të kryesuar nga Presidenti i regjimit, Hassan Rouhani.

Znj. Samsami shtoi: “Informatat tona tregojnë se regjimi e ka llogaritur që të mos paguajë ndonjë çmim të madh deri në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA. Është kjo mënyra e të arsyetuarit prapa sulmit të tij kundër dronit amerikan, piratërisë dhe sulmit kundër Arabisë Saudite.

“Znj. Maraym Rajavi ka thënë, ‘Sulmi mbi instalacionet e naftës të një vendi fqinj është një hap madhor dhe një fazë e re në politikat luftënxitëse të fashizmit fetar në Iran, gjë që kërkon aksion të rreptë. Zgjidhja përfundimtare është të ndryshohet ky regjim jo-legjitim nga populli iranian dhe rezistenca e tij, PMOI/MEK.’”