Saturday, May 28, 2022

Dy Iranianë, Lojtarë Kabaddi, Kërkojnë Azil në Australi, Duke Cituar Korrupsionin e Rgjimit në Sport

Dy lojtarë të skuadrës kombëtare Kabaddi të Iranit refuzojnë të kthehen në vendin e tyre pas Kupës së Botës në Kabaddi në Australi, dhe po kërkojnë azil pasi janë kërcënuar nga kryetari i Federatës Kabaddi të Iranit me “ndëshkim të rëndë”.

Mojtaba Shadkam dhe Amir Dehqani kanë thënë për një radio në gjuhën perse se sporti profesional në Iran drejtohet nga forcat shtypëse të regjimit të mullahëve dhe është i mbushur me korrupsion e rregulla të çmendura (p.sh. të mos garojnë kundër atletëve të disa vendeve të caktuara, përndryshe rrezikojnë t’i thyejnë këmbët).

Medalisti i bronztë Shadkam ka thënë: “Mjedisi i sporteve në Iran mbizotërohet nga korrupsioni. Presidentët e federatave sportive në Iran janë kryesisht agjentë inteligjence dhe anëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të cilët nuk duan t’ia dinë për sportet.”

Ata nuk janë të vetmit atletë në Iran që janë të pakënaqur me mënyrën se si drejtohet industria e sporteve dhe dyshja ka zbuluar se atletët e tjerë nuk janë të kënaqur me mënyrën se si përdoren për të promovuar regjimin