Tuesday, December 7, 2021

Ekzekutimet e paligjshme dhe arbitrare të të miturve

E diel, 30 prill 2017

NCRI – Ekspertët e Kombeve të Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit të respektojë ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të ndalojë ekzekutimin e të burgosurve që kanë kryer vepra penale  kur ishin të mitur. Ata po u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë ekzekutimin e dy personave të dënuar me vdekje para moshës 18 vjeçare.

Thanë se janë të preokupuar tek dëgjojnë se ka një “rritje të paparë” në numrin e ekzekutimeve të shkelësve të mitur në Republikën Islamike. Ata thanë se është “i tmerrshëm” stresi dhe vuajtja psikologjike që adoleshentët kalojnë nëpër burgje, ku i lënë të “vuajnë” dhe thonë se kjo nuk është gjë tjetër veçse torturë.