Friday, May 27, 2022

Emërimi i Gjykatësit Famëkeq nga Regjimi Iranian Shkakton Zemërim

 Caktimi i Ebrahim Raisi-t si kryetar i drejtësisë iraniane javën e shkuar u prit me zemërim nga grupet e të drejtave të njeriut, politikanët e huaj, dhe nga Rezistenca Iraniane, ku të gjithë theksuan rolin e Raisi-t në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën si një nga arsyet pse ai duhej të ishte përjashtuar menjëherë nga detyra.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka kohë që kërkon ta rrisë vëmendjen ndërkombëtare ndaj kësaj masakre, e cila pati në shënjestër kryesisht anëtarë të grupit kryesor përbërës të NCRI-së, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK/PMOI), në mënyrë që të nxisë nisjen e një hetimi të pavarur mbi këtë krim kundër njerëzimit.

Emërimi i Raisi-t është një shembull tjetër se si abuzuesit e të drejtave të njeriut në Iran nuk ndëshkohen, por mbrohen dhe rriten në detyrë nga Regjimi, pa u përballur me asnjë pasojë ndërkombëtare. Megjithatë, kjo tregon gjithashtu se si Regjimi Iranian po hidhet drejt rritjes së represionit ndaj popullit iranian.

NCRI ka thënë se emërimi i këtij gjykatësi konservator dhe ish kandidat presidencial vërteton se Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei nuk ka gjetur ende asnjë zgjidhje për krizat që kanë pllakosur Iranin, kështu që i është kthyer represionit të mëtejshëm dhe një politike të jashtme edhe më malinje.

Represioni përfshin ndarjen e grave dhe burrave në publik, ndalimin krijimit të mediave të tjera, ndalimin e aksesit në internet, dhe shtimin e patrullimeve të policisë së moralit. Ndërsa politika e jashtme përfshin komplote terroriste në tokën europiane dhe amerikane, zgjerim ushtarak, manovra provokuese në Gjirin Persik, dhe testime të raketave balistike.

Irani po përballet me dy kriza madhore:

  1. trazira të përhapura brenda vendit, ku protestat e nxitura nga MEK, të cilat nisën në dhjetor 2017, janë përhapur në mbi 150 qytete, dhe protestuesit thërrasin “vdekje diktatorit”
  2. rritje e izolimit ndërkombëtar, me tërheqjen e Donald Trump nga pakti bërthamor i 2015-ës, duke rivendosur sanksionet mbi mullahët, e duke i nxitur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë

Megjithatë, pavarësisht represionit, populli iranian vazhdon të ngrihet, edhe pse shumë janë vrarë, dhe Regjimi nuk është i aftë t’i shtypë protestat e tyre.

Ken Blackwell, ish Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e të Drejtave Njerëzore në OKB, shkruan: “Forca e komunitetit të aktivistëve të Iranit u tregua këtu në Uashington këtë javë, ku mijëra iraniano-amerikanë marshuan në mbështetje të NCRI-së dhe Planit të saj me 10 pika për një Iran të lirë, demokratik dhe jobërthamor. Ata kishin për qëllim ta sillnin në Uashington mesazhin e popullit iranian. Me pak fjalë, ata nuk durojnë më. Ata janë të fortë. Janë të aftë. Dhe janë të vedosur për të patur sukses në përmbysjen e këtij regjimi të lig e jolegjitim. Ata meritojnë mbështetje morale dhe politike nga kombet demokratike të botës.”