Saturday, March 28, 2020

Fatkeqësitë nga koronavirusi në 175 qytete i tejkaluan 4500

Pacientët me koronvirus në Teheran, Iran

Zonja Rajavi: Mos lirimi i të burgosurve është një krim i madh kundër njerëzimit për të cilin është përgjegjës Khamenei, bota duhet të ndërhyjë

Organizata e Popullit Moxhahedin e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi këtë pasdite të Shtunën, në 14 Mars, se numri i viktimave të Koronavirusit në 175 qytete në Iran është më shumë se 4500.

Numri i viktimave në Qom është të paktën 700 dhe në Teheran të paktën 650. Në Gilan 577, në Mazandaran 350, në Isfahan 450, në Khorasan Razavi 427, në Khuzestan 144, në provincën e Kurdistan 151, në Lorestan 138, në Qazvin 121 , në Yazd 62, në Sistan dhe Baluchistan 48, dhe në Kerman 32 njerëz kanë humbur jetën nga Koronavirusi.
Ndërsa kriza e koronës përshkallëzohet, luftimet brenda regjimit intensifikohen. Ndërsa Ali Khamenei (Udhëheqësi Suprem) emëroi Gjeneral Major të IRGC-së, Mohammad Bagherin, Kryetar të Shefave të Përgjithshëm të Shtabit të Forcave të Armatosura, për të formuar “Qendrën e Komandës Shëndetësore”, 100 anëtarë të parlamentit të regjimit i shkruan një letër drejtuar Hasan Rouhani, duke i kërkuar atij për të thirrur mbledhjet e përditshme të “komitetit për të luftuar koronavirusin”. Rouhani kishte propozuar që ta mblidhte atë mbledhje vetëm të Shtunave. Në ndërkohë, Mohsen Rezaei, Sekretar për Këshillin e Mbrojtjes së regjimit, shkroi në faqen e tij të internetit: “Rouhani krenohet me marrëveshjen e Iranit (JCPOA) dhe pas vdekjes së marrëveshjes, ai ende është duke mbajtur një zi të tillë sa që ai ka qenë shumë pasiv në të gjitha çështjet e tjera publike, dhe ky është akoma fillimi “.

Nga ana tjetër, një numër i madh raportesh nga burime të MEK brenda Iranit tregojnë se telashet e mjekëve, infermierëve dhe stafit mjekësor janë bërë mjaft alarmante. Shumica janë të privuar nga veshja dhe pajisjet themelore mbrojtëse. Numri i stafit mjekësor që kanë humbur jetën nga Koronavirusi, veçanërisht në Gilan dhe Mazandaran po rritet vazhdimisht. Ndihma e dhënë nga OBSH dhe vendet e tjera ka përfunduar në depot e IRGC dhe e ndarë në spitale të veçanta IRGC. Një pjesë e saj shitet në tregun e zi me çmime të tepruara.

Zonja Marjam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) i bëri thirrje OBSH të mbikëqyrë drejtpërdrejt stafin mjekësor të Iranit dhe të raportojë drejtpërdrejt tek Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurisë.

Zonja Rajavi bëri thirrje gjithashtu për gjendjen e vështirë të të burgosurve, veçanërisht të burgosurve politikë në kushtet e krijuara të shpërthimit të Koronavirusit në burgje, duke përsëritur se refuzimi për të liruar të burgosurit në rrethanat e krijuara është një krim i madh kundër njerëzimit, për të cilin Khamenei dhe drejtuesit e tjerë të regjimit janë drejtpërdrejt përgjegjës. Ajo i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB, Sekretarit të Përgjithshëm, Komisionerit të Lartë, Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe Bashkimit Evropian dhe vendeve të saj anëtare që të ndërmarrin veprime urgjente për të shpëtuar jetën e të burgosurve, ndërhyrja globale është më e rëndësishme se kurrë për të parandaluar një katastrofë humanitare, tha ajo.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

14 Mars 2020