Sunday, March 29, 2020

Forca e gruas për ndryshim: Kryengritja e Iranit dhe roli i grave

NCRI – Këshilli i Gruas i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u bashkua me figurat politike femërore nga e gjithë bota për të mbështetuar gratë e Iranit në një konferencë të mbajtur në Paris më 17 shkurt 2018 përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Tema e përgjithshme e konferencës ishte lufta për zhdukjen e shtypjes së grave, duke përfshirë velin e detyrueshëm dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë. Folësit kërkuan garantimin e lirisë së fjalës dhe tubimit në Iran.

Shumë nga folësit theksuan se gratë në Iran ishin ndër ato që filluan protestat në Iran në fund të dhjetorit të viti të kaluar. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), lëvdoi këto gra. Ajo përshëndeti të gjithë njerëzit në mbarë botën që mbështesin popullin e Iranit dhe tha se nuk duhen harruar gratë e Sirisë që kanë treguar trimëri të jashtëzakonshme.

Zonja Rajavi vuri në dukje se gjatë protestave të fundit gratë thërrisnin “Na kini frikë, jemi së bashku” dhe i kërkoi mullahëve t’i kushtojnë vëmendje kësaj. Gratë e Iranit janë së bashku me motrat e tyre anembanë botës. Uniteti i brendshëm dhe ndërkombëtar do të jetë rënia e regjimit dhe të gjithë sektorët e shoqërisë janë të angazhuar. Kjo deklaratë uniteti u përforcua me një shpërthim i madh duartrokitjesh dhe brohoritjesh nga publiku.

Udhëheqësi suprem Ali Khamenei njëherë tha se barazia e grave është një nocion perëndimor, por zonja Rajavi tha se ky lloj besimi nuk ka vend në shoqërinë iraniane dhe kjo manifestohet nga gratë që nisën protestat në luftë për lirinë e tyre. Ajo tha se vetëm për këtë arsye populli ka të drejtë ta përmbysë regjimin.  Shtypja shkatërruese nuk duhet të vazhdojë.

Duke folur mbi pretendimet e mullahëve se gratë duhet të privohen nga liria për të zgjedhur rrobat e tyre përmes velit të detyrueshëm, zonja Rajavi tha se kjo bazohet mbi diçka boshe, sepse Kurani thotë se nuk ka “detyrim në fe”, prandaj t’i imponosh diçka grave është në kundërshtim me Islamin.

Udhëheqësja e Rezistencës mbylli fjalimin e saj duke nxitur çdonjërin dhe të gjithë personat e pranishëm për të siguruar vazhdimin e kryengritjes. Ajo tha se çdo përpjekje e bërë për popullin dhe gratë e Iranit dhe çdo gjë që është bërë për të detyruar qeveritë e ndryshme anembanë botës është një hap i madh në luftën për liri dhe për të mirën e njerëzimit.