Friday, May 27, 2022

Grevë në Pazaret e Teheranit

Të hënën, më 14 maj, pjesë të mëdha të pazarit të Teheranit, duke përfshirë tregun e rrobave të njohur si pazari Kuwaiti, tregun e këpucëve, pronarët e dyqaneve të Kalimit Sadaf, pronarët e dyqaneve të disa pjesëve të Rrugës Cyrus, tregun e celularëve në tregun Charsoo dhe Kalimin Aladdin në Rrugën Hafez, filluan një grevë.

Këto protesta u ndoqën nga një grevë të shtunën nga shitës dhe tregtues monedhash, ndërsa agjentët e inteligjencës së regjimit kërcënuan shumë tregtarë për grevën dhe mbylljen e dyqaneve të tyre.

Forcat shtypëse janë pozicionuar intensivisht përreth pazarit të Teheranit dhe qendrave të qytetit, duke përfshirë kryqëzimin Molawi, sheshin Imam Hossein dhe bulevardin Ferdowsi, për të intensifikuar atmosferën e terrorit dhe frikësimit dhe për të parandaluar përhapjen e kësaj lëvizjeje protestuese. Në pazarin e Teheranit, ka gjithashtu një numër të madh agjentësh me veshje civile që shëtisin mes njerëzve.

Tregtarët grevistë janë kundër rënies së kursit zyrtar të këmbimit në vend, konkurrencës së madhe si dhe pasigurisë për të ardhmen e situatës ekonomike. Kursi i këmbimit të dollarit për 4200 toman, i shpallur nga Rouhani dhe zëvendësi i tij, është jo-ekzistent, këmbimet e monedhave janë të mbyllura, dhe dollari shitet në sasi shumë të kufizuara dhe për më shumë se 8,000 toman.

Pronarët e dyqaneve të tregut të arit Ardebil refuzuan gjithashtu të hapin dyqanet e tyre si përgjigje ndaj një thirrjeje nga tregtarët për grevë të hënën.

Rezistenca iraniane i bën thirrje publikut të përgjithshëm, veçanërisht të rinjve, t’i mbështesin dhe të shprehin solidaritet me protestat e tregtarëve dhe shitësve të tregtive të ndryshme në Teheran dhe qytete të tjera.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
14 maj, 2018