Wednesday, January 26, 2022

Gruaja Guximtare Thërret ‘Vdekje Khamenei-it’ në Iran

 

KARAJ, Iran, 13 qershor, 2018 – Këtë mëngjes, një grua guximtare në qytetin iranian Karaj, në perëndim të kryeqytetit Teheran, filloi të thërriste me të madhe slogane kundër liderit suprem të regjimit dhe bërtiste vazhdimisht “Vdekje Khamenei-it.”

Thirrjet e saj kundërshtuese në Sheshin Mehran tërhoqën menjëherë vëmendjen e njerëzve.

Imazhet e aktit të saj të kundërshtimit të hapur ndaj regjimit të mullahëve dolën shpejt në internet. Ajo mund të shihet teksa thërret e rrethuar nga njerëz.

Në një video klip tjetër, gruaja trime shihet teksa proteston kundër ekzekutimit të të burgosurve politikë, në veçanti kundër ekzekutimit të planifikuar të Hossein Panahi-it, si dhe vrasjes së të rinjve nga diktatura fetare.