Sunday, March 29, 2020

Iran: Aktivistet Femra Çohen në Burgun Famëkeq Evin për t’u Marrë në Pyetje

 

Situata e të drejtave njerëzore në Iran nuk është përmirësuar pavarësisht thirrjeve të bëra ndaj regjimit iranian nga organizatat humanitare ndërkombëtare për t’i ndaluar abuzimet e rënda.

Presioni i brendshëm mbi regjimin iranian po mbahet nga njerëzit që kanë protestuar që nga fundi i vitit të shkuar. Autoritetet nuk mund të përballen me këtë mospajtim të gjerë të cilin e shohin si një kërcënim të madh ndaj mbijetesës së tyre. Dhe kështu duhet ta shohin, pasi populli e ka bërë shumë të qartë se dëshiron ndryshimin e regjimit.

Siç ka bërë sistematikisht edhe në të shkuarën, regjimi po përpiqet ta shtypë opozitën. Ai shtyp popullin dhe kërcënon se do të arrestojë protestuesit.

Lajmet e fundit nga vendi tregojnë se nëntë aktiviste femra janë dërguar në Burgun famëkeq Evin në Teheran. Ky burg mban një numër të madh të burgosurish politikë.

Sipas avokatit Amir Raisian, nëntë gratë u akuzuan këtë javë pasi ishin marrë në pyetje. Nuk është dhënë asnjë arsye për akuzimin e tyre. Gratë ishin informuar se ishin thirrur pasi prokuroria kishte pyetje.

Njëra nga aktivistet, duke folur në anonimitet, ka thënë se aktivistë të tjerë do të silleshin në burg për t’u marrë në pyetje gjatë javëve të ardhshme.

Aktivistët në Iran përballen me ndëshkime të rënda për aktivitetet e tyre dhe u jepen gjithëfarë akuzash. Disa nga akuzat përfshijnë kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare ose propagandën kundër regjimit.