Saturday, July 11, 2020

Iran: Arrestime Masive të Mbështetësve të MEK dhe Ish të Burgosurve Politikë në Përvjetorin e Revolucionit Anti-Monarkik të 1979-ës dhe në Vigjilje të Zgjedhjeve False

Mbështetës të MEK dhe ish të burgosur politikë janë arrestuar në mënyrë arbitrare nga forcat e sigurisë së regjimit iranian

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 11 shkurt 2020.

Ditët e fundit, njëkohësisht me përvjetorin e revolucionit anti-monarkik dhe me zgjedhjet false parlamentare, regjimi klerikal ka kryer arrestime masive, sidomos të të burgosurve politikë të liruar dhe mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Teheran e qytete të tjera.

Regjimi i ka marrë këto masa sepse ia ka frikën rigjallërimit të kryengritjeve popullore dhe veprimtarive në rritje të Njësive të Rezistencës në shkallë mbarëkombëtare.

Më 8 shkurt, Ministria e Inteligjencës arrestoi ish të burgosurit politikë Majid Mowtab, 59 vjeç, Majid Zabihi, 55 vjeç, Hassan Tarvardian, 61 vjeç, Reza Qoli Shirmohammadi, 65 vjeç, dhe djalin e tij 25-vjeçar, Yasser Shirmohammadi, dhe i dërgoi ata në burgun e ministrisë në Tabriz të Iranit veri-perëndimor. Katër të parët kanë bërë disa vite burg në vitet 1980.

Në Zanjan, Ali Osanlou, 57 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Morteza, 30, dhe Hamid, 24, u arrestuan më 28 janar. Javën e shkuar, Mahmoud Yousefi dhe Mohammad Ali Karnama u arrestuan në Behshahr dhe Rostamkolah përkatësisht. Të dy kanë qenë të burgosur politikë në vitet 1980.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut, raportuesve përkatës, dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të veprojnë menjëherë për të siguruar lirimin e të arrestuarve ditët e fundit. Rezistenca i bën thirrje sërish OKB-së që të dërgojë në Iran një mision të gjetjes së fakteve për të vizituar burgjet dhe të burgosurit politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

11 shkurt 2020