Sunday, March 29, 2020

Iran: Djegia e Fotove të Khamenei-t dhe Soleimani-t në Teheran e 9 Qytete të Tjera

Iran: Djegia e Fotove të Khamenei-t e Soleimani-t në Teheran dhe Qytete të Tjera nga të Rinjtë e Rebeluar.

Shkruar nga Mohammad Sadat Khansari më 23 janar 2020.

Mëngjesin e ditës së sotme, më 23 janar 2020, të rinjtë e rebeluar grisën e dogjën fotot e liderit suprem të regjimit Ali Khamenei, dhe të mjeshtrit të eliminuar të terrorit Qassem Soleimani në pjesë të ndryshme të Teheranit e në qytete të tjera, duke përfshirë Mashhad, Tabriz, Kerman, Islamshahr, Isfahan, Amol, Karaj, Shahr-e Kord, dhe Semnan.

Të rinjtë e rebeluar bllokuan gjithashtu autostradën Teheran-Islamshahr, duke mos lejuar kalimin e patrullave represive, si dhe u vunë zjarrin bazave paraushtarake Bassij të IRGC-së dhe zyrës qendrore të të ashtu-quajturit Fondacion Kulturor të Departamentit të Inteligjencës të regjimit në Isfahan.

Këto veprime të të rinjve vijnë në një kohë kur forcat shtypëse vazhdojnë të jenë në vigjilencë të plotë nga frika e përshkallëzimit të protestave anti-regjim në Iran.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

23 janar 2020

Teheran

Karaj

Karaj

Tabriz

Isfahan

Isfahan

Amol

Semnan

Kerman