Sunday, March 29, 2020

Iran: Djegia e Posterave të Qassem Soleimani-t Njëkohësisht me Fjalimin e Khamenei-t në Mbledhjen e Lutjeve të së Premtes në Teheran

Iran: Të rinjtë e rebeluar kanë grisur e djegur posterat e mjeshtrit të eliminuar të terrorit, Qassem Soleimani, në Teheran e qytete të tjera iraniane

Sot, më 17 janar 2020, në të njëjtën ditë kur Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei po fliste në mbledhjen e lutjeve të së premtes në Teheran, të rinjtë e rebeluar grisën e dogjën posterat e mjeshtrit të eliminuar të terrorit, Qassem Soleimani, në pjesë të ndryshme të Teheranit e në qytete të tjera iraniane, si Kerman, Zanjan, Iranshahr, Fassa, Lahijan, Tabriz, Zahedan dhe Masjed Soleiman.

Në komentet e tij sot, Khamenei shfaqi dëshpërimin dhe shqetësimin e tij përballë tërbimit e mosbindjes së të rinjve të rebeluar ndaj regjimit të mullahëve dhe Soleimani-t, duke thënë se ata pak qindra vetë që poshtërojnë fotot e Soleimani-t nuk janë pjesë e popullit të Iranit.

Këto veprimtari u zhvilluan ndërkohë që forcat shtypëse e të sigurisë ishin në vigjilencë të plotë për shkak të lutjeve të së premtes në Teheran dhe të tubimeve të organizuara nga regjimi në qytete të tjera.

Sekretariati i Këshilli Kombëtar të Rezistencës së Iranit

17 janar 2020

Teheran

Teheran

Kerman

Iranshahr

Fassa

Lahijan

Shushtar

Tabriz

Zanjan