Thursday, March 28, 2024

Iran: Dy të burgosur Balok varen

NCRI – Dy të burgosur janë varur në burgun kryesor në qytetin juglindor të shtunën, sipas raporteve të marra nga Irani.
Të dy burrat Balok, të identifikuar si Hamed Kahrazhi, 28 dhe Mobasher Mir-Balochzehi, kishin kaluar katër vjet burg.
Ata kishin qenë të dënuar me vdekje për ‘Moharebe’ ose armiqësi me Perëndinë.

Ndërkohë një grup prej 6 burgosurve që mbahen në burgun kryesor në qytetin verilindor të Uromiyeh janë transferuar të shtunën ne dhomen e izolimit për të pritur ekzekutimin e tyre.
Keta te gjashtë, ekzekutimi i të cileve pritet të kryhet të hënën, u arrestuan për akuza të lidhura me drogën.
Një tjetër grup prej tre të burgosurish, përfshirë një grua, të mbajtur në burgun e Shahab në qytetin e KERMAN, gjithashtu janë dënuar me vdekje për veprat penale të lidhura me drogën. Ata janë transferuar në dhomen e izolimit të shtunën për të pritur ekzekutimin e tyre.
Më shumë se 1200 të burgosur jane ekzekutuar ne Iran qe kur Hassan Rouhani eshte bere president me korrik te 2013.