Wednesday, August 10, 2022

Iran: Dy të burgosur politikë të krishterë hyjnë në grevë urie

E hënë, 24 korrik 2017 

NCRI – Dy të burgosur politikë të krishterë kanë hyrë në grevë urie, pasi regjimi iranian ka shtuar presionet gjyqësore dhe të sigurisë mbi të burgosurit e konvertuar.

Sipas lajmit, gjendja fizike e Amin Afshar Naderit është përkeqësuar që nga 6 korriku kur ai filloi grevën e urisë. Ka humbur 10 kg dhe presioni i gjakut i ka rënë në 100/60 mm Hg. Është akuzuar se ka vepruar kundër sigurisë kombëtare dhe ka fyer shenjtëritë duke ngritur një kishë.

Është dënuar me 15 vjet burg dhe i ndalohet të udhëtojë jashtë shtetit për 2 vjet.

I burgosuri tjetër i krishterë, Ebrahim Firouzi, po ashtu ka hyrë në grevë urie për 10 ditë në burgun e Gohardasht duke filluar nga 17 korriku.

Ebrahim Firouzi, në një letër, shpalli grevën e tij të urisë për të protestuar kundër keqtrajtimit nga ana e autoriteteve ndaj të konvertuarve të rinj në të krishterë, ndalimin për të mbajtur libra fetarë dhe dënimet e rënda të padrejta kundër të konvertuarve.