Thursday, March 28, 2024

Iran: Ekzekutimi masiv i tetë të burgosurve, përfshirë dy gra, në burgun e Gohardasht-it

E enjte, 04 maj 2017

Arrestimi i 20 shtetasve arabë dhe arrestime masive të të rinjve në qytete të ndryshme

Në agim të 3 majit 2017, tetë të burgosur, duke përfshirë dy gra u varën në burgun e Gohardashtit. Të dy gratë u transferuan në Burgun e Gohardashtit nga burgu i Gharechak Varamin-it. Viktimat e tjera u transferuan në izolim nga reparte të ndryshme më 29 prill. Më 1 maj, një tjetër i burgosur u var në burgun qendror të Hamedanit.

Pak ditë më parë, më 25 prill, njëzet qytetarë arabë u arrestuan gjatë bastisjeve të forcave qeveritare në një nga lagjet e Shushtarit. Për më tepër, nga 30 prilli deri më 2 maj, 106 persona, kryesisht vajza dhe djem të rinj janë arrestuan në Ahvaz, Abadan dhe Qom.