Friday, March 29, 2024

Iran: Fotot dhe Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës në Teheran e Qytete të Tjera

Njësitë e rezistencës të MEK-ut vendosin foto të udhëheqësve të opozitës iraniane, presidentes së zgjedhur të NCRI-së, Maryam Rajavi, dhe liderit të rezistencës iraniane, Massoud Rajavi-Dhjetor 2019

Publikuar më 10 dhjetor 2019.

Të dielën, më 8 dhjetor 2019, pavarësisht masave shtypëse të regjimit iranian, duke përfshirë gjendjen e vigjilencës të forcave të tij të sigurisë, Njësitë e Rezistencës vendosën foto dhe mesazhe të zonjës Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe zotit Massoud Rajavi,

Liderit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë Urën Tavanir dhe Universitetin e Bujqësisë. Një ditë më parë, universiteti i Teheranit dhe ai Industrial Sharif, si dhe pjesë të tjera të kryeqytetit, kishin qenë skena të veprimtarive të ngjashme.

Po atë ditë, më 8 dhjetor, fotot e mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës u vendosën edhe në qytete të tjera, si Kerman (jug-qendër), Ahvaz, Abadan, dhe Masjed Soleiman (jug-perëndim), si dhe në Lahijan e Rasht (veri), dhe Zanjan (veri-perëndim).

Në disa nga këto postera lexohet, “Shtypjes dhe padrejtësisë së Liderit Suprem po i vjen fundi,” “Kryengritja vazhdon. E vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarri,” “Përmbysja e regjimit anti-njerëzor është e sigurtë,” “Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi,” “Rebelët e rinj jua kanë bërë jetën ferr,” “Kthejeni çdo rrugë e rrugicë në një bastion kryengritjeje dhe revolte,” “Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si kriminelë kundër njerëzimit për shtypjen dhe gjakderdhjen, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

10 dhjetor 2019

Teheran – Ura Tavanir – 8 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Kryengritja vazhdon. E vetmja përgjigje ndaj Sheikut është zjarri.”

Teheran – 8 dhjetor 2019

‌ Massoud Rajavi: “Rebelët e rinj e kanë bërë jetën ferr për ju (për regjimin që sundon Iranin).”

Teheran – 8 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Kthejeni çdo rrugë e rrugicë në një bastion kryengritjeje dhe revolte.”

Teheran – 8 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Rebelët e rinj jua kanë bërë jetën ferr.”

Teheran – Universiteti i Bujqësisë, 8 dhjetor 2019

Massoud Rajavi: “Kryengritja vazhdon.”

Teheran – 8 dhjetor 2019

“Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi”

 Teheran – 8 dhjetor 2019

“Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi”

Zanjan – Rruga Shahriar – 8 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Shtypjes dhe padrejtësisë së Liderit Suprem po i vjen fundi.”

Teheran – 8 dhjetor 2019

Maryam Rajavi: “Këshilli i Sigurisë i OKB-së duhet t’i deklarojë liderët e regjimit si kriminelë kundër njerëzimit për shtypjen dhe gjakderdhjen, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë.”

Teheran – 8 dhjetor 2019

“Vdekje Khamenei-t, rroftë Rajavi”