Wednesday, February 24, 2021

Iran: I burgosuri varet ne fushën e futbollit

Xhelatet e regjimit Iranian kanë varur rreth dhjetë të burgosur duke përfshirë dhe një në publik në një fushë futbolli ,ditën e Martë.
Sipas një raporti nga e përditshmia Jomhouri Islami, një burrë u var në fushën e futbollit të komunës në qytetin e MINAB. Viktima u identifikua si AyobTorkamani.
Komisioni ndërkombëtar i futbollit ka paralajmëruar më herët regjimin Iranian në lidhje me ekzekutimet e të burgosurve në fushat e futbollit.

FIFA kishte dërguar më pare paralajmërim zyrtarëve të regjimit në lidhje me ekzekutimet në fushat e futbollit dhe një zyrtar i regjimit e kishte pranuar.
Ndërkohë, gjyqësori i regjimit Iranian në provincën Arak, njoftoi se të martën katër të burgosur të dënuar me vdekje ishin varur në burgun kryesor të qytetit.
Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë dënuar valet e fundit të ekzekutimeve në Iran, shumica e të cilave janë të paraportuara.
Raportuesit e vecante të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në situatën e të drejtave të njeriut në Iran kanë dënuar rritje drastike të ekzekutimet që prej disa javëve të fundit.
Në shumë raste ekzekutimet janë të paraportuara nga burime zyrtare dhe emrat e atyre që janë ekzekutuar nuk janë zbuluar për publikun.
“Qeveria Iraniane nuk pranon të njohë shtrirjen e plotë të ekzekutimeve të cilat kanë ndodhur, kjo tregon një mospërfillje të pashpirt për dinjitetit njerëzor, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut”, theksoi zoti Shaheed.