Thursday, March 28, 2024

Iran: Kabineti i Raisi-t, një Grup Vrasësish, Terroristësh, e Hajdutësh

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

Të përzgjedhur me kujdes nga zyra e Khamenei-t, IRGC, Forcat Quds, Gjyqësori, dhe konglomerati Astan-e Quds

Znj. Rajavi: Kabineti i ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, Ebrahim Raisi-t: Mishërim i katër dekadave të diktaturës fetare e terrorizmit të mullahëve, misioni kryesor i të cilëve është të shtypin kryengritjet e popullit dhe ta plaçkitin pasurinë kombëtare, ta intensifikojnë terrorizmin dhe luftënxitjen, dhe t’i zgjerojnë programet jo-patriotike bërthamore e balistike. As instalimi i Raisi-t, as grumbullimi i vrasësve e hajdutëve në kabinetin e tij, nuk mund ta shpëtojnë regjimin nga përmbysja e pashmangshme.

Ebrahim Raisi, ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës, i ka dorëzuar parlamentit të regjimit të mërkurën më 11 gusht 2021 listën e ministrave të kabinetit të tij, i diktuar nga Lideri Suprem i regjimit, Khamenei. Kjo është një listë e përbërë nga 19 vrasës, terroristë dhe hajdutë të përzgjedhur me kujdes nga Zyra e Khamenei-t dhe organet e varura prej saj, si IRGC, Forcat Quds, Gjyqësori, dhe konglomerati gjigant Astan-e Quds Razavi:

  • Ministri i Brendshëm: Brigadier Gjeneral i IRGC-së, Ahmad Vahidi, ish-komandant i Forcave terroriste Quds;
  • Ministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban: Rostam Ghasemi, Ministër i Naftës në kabinetin e Mahmoud Ahmadinejad. Një nga zyrtarët e përfshirë në vjedhjen e qindra biliona dollarëve nga të ardhurat kombëtare të naftës në shërbim të Gardës Revolucionare, për programet bërthamore dhe të raketave balistke, si dhe oër projekte terroriste. Ish kreu ekonomik i Forcave Quds, ish-drejtor i qendrës plaçkitëse të IRGC-së, e njohur si Khatam al-Anbia (krahu kryesor inxhinierik i IRGC-së dhe një nga kontraktuesit më të mëdhenj të regjimit në projektet industriale dhe të zhvillimit). Ghasemi njihet gjithashtu për vjedhjen e platformave të naftës dhe kontrabandimin e shufrave të arit jashtë vendit;
  • Ministër i Punëve të Jashtme: Hossein Amir-Abdollahian, ndihmës i kriminelit Qassem Soleimani dhe përfaqësuesi i Forcave Quds;
  • Ministër i Mbrojtjes dhe Logjistikës së Forcave të Armatosura: Brig. Gjen. Mohammad Reza Ashtiani, i cili ka vepruar nën mbrojtjen e Gjeneral Majorit tashmë të eliminuar Ali Sayad Shirazi, zëvendës-kryetari i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe një nga vrasësit e popullit të Kurdistanit;
  • Ministër i Trashëgimisë Kulturore, Artizanatit dhe Turizmit: Brig. Gjen. i IRGC-së, Ezattollah Zarghami, një nga pengmarrësit e Ambasadës Amerikane, një nga zyrtarët e lartë të raketave të IRGC-së dhe në krye të censurës, represionit, njollosjes, dhe rrëfimeve të detyruara si drejtor i Radios dhe Televizionit Shtetëror për 10 vite;
  • Ministër i Sporteve dhe Rinisë: Seyed Hamid Sajjadi Hazaveh, CEO i Klubit Sportiv Saipa, që është nën pronësinë e Korpusit të Gardës Revolucionare, i përfshirë në vjedhje dhe pastrim parash;
  • Ministër i Inteligjencës dhe Sigurisë: Kleriku Esmail Khatib, i cili ka punuar në organizatën e Inteligjencës dhe Operacioneve të IRGC-së në vitin 1980. Ai ka qenë ish-drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Inteligjencës në provincën Qom, ka shërbyer si drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Inteligjencës të Gjyqësorit, dhe si Drejtor i Lartë i Sigurisë për Astan-e Quds Razavi nën Raisi-n, dhe më vonë si pjesëtar i stafit në Zyrën e Khamenei-t;
  • Ministër i Drejtësisë: Amin Hossein Rahimi, i cili e ka nisur karrierën e tij në pushtetin gjyqësor të regjimit kur ishte vetëm 18 vjeç. Ish-Kryetar i Gjykatave të Përgjithshme e Revolucionare në Teheran, “Gjykatës Special”, Zëvendës i Prokurorit të Përgjithshëm për Politikën dhe Sigurinë dhe Këshilltar i Lartë i Kryegjyqtarit;
  • Ministër i Naftës: Javad Owji, një nga menaxherët e “Ekzekutimit të Urdhrit të Khomeini-t” dhe “Fondacionit Mostazafan,” i përfshirë në vjedhje e kontrabandim;
  • Ministër i Kulturës dhe Udhëheqjes Islamike: Mohammad Mehdi Esmaeili, Zëvendës Drejtor i Qendrës së Dokumentacionit të Revolucionit Islamik në Ministrinë e Inteligjencës dhe këshilltar i Ebrahim Raisi-t, kur ky i fundit ishte kujdestar i Astan-e Quds Razavi;
  • Ministër i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë: Seyyed Reza Fatemi Amin, Zëvendës Kujdestar i Astan-e Quds Razavi, nën Raisi-n;
  • Ministër i Punës: Hojjat Abdolmaleki, anëtar i Bordit të Administratorëve të Fondit të Ndihmave të Khomeini-t, i njohur për plaçkitjen e pasurisë e burimeve publike;
  • Ministër i Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë: Mohammad Ali Zolfigol, nga batalioni i IRGC-së në Qom gjatë luftës anti-patriotike Iran-Irak; dhe
  • Ministër i Arsimit: Hossein Baghgoli, nip i vjehrrit të Ebrahim Raisi-t. Anëtar i Bordit Rinor të Astan-e Quds Razavi;

Nëntë nga këta individë kanë qenë ministra ose zëvendës ministra në kabinetin e Ahmadinejad. Katër prej tyre janë në listat e sanksioneve amerikane dhe europiane (Vahidi, Ashtiani, Zarghami, dhe Ghasemi).

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka quajtur kabinetin e Ebrahim Raisi-t si mishërim të katër dekadave të diktaturës fetare e terroriste të mullahëve, misioni i të cilëve është t’i shtypin kryengritjet popullore, të plaçkitin pasurinë dhe burimet kombëtare, ta intensifikojnë terrorizmin dhe luftënxitjen, dhe t’i zgjerojnë projektet jo-patriotike bërthamore e raketore. Por as instalimi i ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës si president, as grumbullimi i vrasësve e hajdutëve në kabinetin e tij nuk mund ta shpëtojnë regjimin nga përmbysja e pashmangshme. Këto veprime vetëm sa do ta intensifikojnë zemërimin publik dhe do të çojnë në kryengritje popullore.