Tuesday, August 16, 2022

Iran: Katër të Burgosur Varen në Urmia, Zahedan

 

Katër të burgosur janë varur në qytetet Urmia (Urumieh), në Iranin verior, dhe në Zahedan, në lindje të vendit.

Tre nga të burgosurit, të identifikuar si Naji Omarzadeh, Khalil Salehi dhe Hossein Ebrahimi, janë varur të hënën më 11 mars, në Burgun Qendror të Urmias.

Të burgosurit ishin transferuar në izolim të dielën për t’u ekzkeutuar ditën e nesërme.

 

Të dielën, regjimi iranian vari një të burgosur tjetër në qytetin Zahedan të Iranit lindor. I burgosuri u identifikua si Ebrahim Karkije, 33, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai së bashku me një të burgosur tjetër ishin transferuar në izolim disa ditë para ekzekutimit. I burgosuri tjetër thuhet se është ende në izolim dhe po pret ekzekutimin.