Thursday, December 3, 2020

Iran: Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat Njerëzore Dënon Shtypjen e Dhunshme ndaj Protestuesve

Rupert Colville, Zëdhënës për Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat Njerëzore

Pas pesë ditësh protesta në qytete të ndryshme të Iranit, qindra protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë së regjimit iranian dhe mijëra njerëz janë plagosur.

Të martën, më 19 nëntor 2019, në një konferencë për shtyp lidhur me Iranin, Rupert Colville, Zëdhënësi për Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut shprehu shqetësimin e këtij organi të OKB-së për të drejtat njerëzore lidhur me vrasjet.

“Jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me shkeljet e raportuara të normave dhe standardeve ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës, duke përfshirë të qëlluarit me municione kundër demonstruesve në Iran gjatë protestave që nisën të premten dhe kanë vazhduar edhe këtë javë. Jemi veçanërisht të alarmuar nga fakti se përdorimi i municioneve dyshohet se ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm vdekjesh në mbarë vendin,” tha Colville në konferencën për shtyp, duke shtuar:

“Mediat iraniane dhe një numër burimesh të tjera tregojnë se dhjetëra njerëz mund të jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë protestave në të paktën tetë provinca të ndryshme, ndërsa mbi 1,000 protestues janë arrestuar. 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) tha të hënën në një deklaratë se mbi 200 njerëz janë vrarë gjatë protestave.