Thursday, December 2, 2021

IRAN: Kryengritje nga Populli i Ahvaz, Shadegan dhe Kut-E Abdollah

Në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-E Abdollah kanë shpërthyer protesta pasi një poet i ri e i famshëm anti-regjim u vra në mënyrë të dyshimtë nga forcat e regjimit- 11 nëntor 2019

Publikuar më 11 nëntor 2019.

Mbrëmë dhe sot, më 10 dhe 11 nëntor, banorët e Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah (në provincën jug-perëndimore Khuzestan), u lëshuan nëpër rrugë për të protestuar kundër vrasjes së dyshimtë të një poeti nga Ahvaz, Hassan Heidari.

Mbrëmjen e së dielës, njerëzit në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah ndezën zjarre, vendosën barrikada, dhe bllokuan rrugët në shenjë proteste. Të rinjtë u përplasën me forcat anti-rebelim që ishin dërguar për të shtypur protestat. Në disa pjesë të Kut-e Abdollah, ajri është mbushur me tym nga djegia e gomave.

Të dielën më 11 nëntor, z. Heidari, 29 vjeç, i arrestuar disa herë për shkrimin e poezive anti-regjim, u helmua në mënyrë të dyshimtë dhe vdiq më pas në një spital.

I tmerruar nga përhapja e protestave, regjimi klerikal e detyroi familjen e z. Heidari ta varroste atë në fshehtësi, duke lejuar vetëm praninë e pak të afërmve. Megjithatë, një turmë shumë e madhe shkoi në varreza, duke shkaktuar trafik të rëndë në Kut-e Abdollah

Rezistenca Iraniane e nxit popullin e Khuzestanit që t’i mbështesë protestat në Ahvaz, Shadegan dhe Kut-e Abdollah dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që t’i dënojnë krimet anti-njerëzore të regjimit klerikal.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

11 nëntor 2019