Thursday, August 13, 2020

Iran – Mesazhet e Udhëheqjes së Rezistencës në Teheran: Khamenei, Rouhani Duhet të Përballen me Drejtësinë për Krimet Kundër Njerëzimit

Iran: Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK

Publikuar më 31 dhjetor 2019.

Të hënën, më 31 dhjetor 2019, njësitë e rezistencës vendosën postera me foto e mesazhe të znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë rrugët Qoddousi, Qasr, Khajeh Nassir Tousi dhe Sabalan, si dhe në Qytetin Qods.

Në postera lexohej, “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë,” “Khamenei dhe Rouhani duhet të përballen me drejtësinë për krimin kundër njerëzimit,” “Po afron shkatërrimi i sundimit plot shtypje e padrejtësi të teokracisë” dhe “Njësitë e Rezistencës hapin rrugën dhe shërbejnë si udhëheqje për brezin e rebeluar.”

Në një zhvillim tjetër, mëngjesin e sotëm, të rinjtë e rebeluar u vunë flakën bazave të paraushtarakëve Bassij në Teheran, Karaj, dhe Iranshahr, si dhe një seminari të regjimit në Teheran. Në Mahshahr iu vu flaka posterit të Khamenei-t.

Dje, të rinjtë e rebeluar morën në shënjestër gjithashtu zyrat qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në Teheran. Sot, regjimi i mullahëve e konfirmoi këtë sulm, duke u përpjekur ta përshkruante sulmin si jo shumë të rëndë, në mënyrë që të minimizonte impaktin mbi moralin e forcave dhe agjentëve të tij. Duke cituar një “burim të informuar,” shtetërorja Asr-e Khabar shkruan, “Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një person i paidentifikuar me motoçikletë hodhi një granatë dore në drejtim të ndërtesës… Nisur nga videot e disponueshme, identiteti i tij është në hetim e sipër.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

31 dhjetor 2019

Teheran – Rruga Sabalan, Rrugica Latif

Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së

Teheran – Rruga Khajeh Nassir Tousi

Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së

Teheran – Qyteti Qods

Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së

Teheran – Rruga Qasr

Foto dhe mesazh i z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane

Teheran – Bazë Paraushtarake Bassij

Teheran – Chizar – Seminar i Regjimit

Karaj – Bazë Paraushtarake Bassij

Mahshahr – Foto e Khamenei-t

Iranshahr – Bazë Paraushtarake Bassij