Wednesday, August 10, 2022

Iran: Një tjetër  festë  në Teheran përfundoi me arrestimin e të gjithë pjesëmarrësve

NCRI – Sipas një raporti nga agjensia shtetërore e lajmeve Fars e lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit të Iranit (IRGC), 25 njerëz, duke përfshirë një aktor dhe një autor të programeve satirike u arrestuan në Teheran, pasi forcat e policisë dhe të sigurisë bënë bastisje gjatë një feste në kryeqytet.

Institucionet (shtypëse) të regjimit iranian janë bërë kohët e fundit më të ndjeshme dhe më të vëmendshme për jetën private të aktorëve dhe sportistëve pas pranisë së tyre në rrjetet sociale dhe rritjes së aktiviteteve të tyre, dhe mundësia për t’u lidhur me ta është rritur gjithashtu.

Për shumë vite, sidomos në vitet e fundit, janë raportuar raste të shumta të arrestimit dhe paraburgimit të aktorëve dhe sportistëve në Iran për praninë dhe pjesëmarrjen e tyre në festa private dhe ceremoni.

Të mërkurën 4 maj 2016, agjencia shtetërore e lajmeve Mizan lidhur me gjyqësorin e regjimit kishte raportuar arrestimin e shtatë aktorëve të njohur në një “festë nate.”