Sunday, March 29, 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 3,300 në 149 Qytete

Koronavirusi përhapet në mbarë Iranin – mars 2020

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli këtë mbasdite se numri i viktimave të Koronavirusit në 149 qytete në mbarë vendin ka shkuar në mbi 3,300.

Sot Hassan Rouhani, i cili besohet se është shmangur dhe ka munguar për disa ditë, komentoi lidhur me Koronavirusin në një mbledhje të kabinetit, ku pjesëmarrësit rrinin ulur në distancë nga njëri-tjetri. Në kontradiktë me komentete e tij të mëparshme, ai paralajmëroi se virusi duhet të merret seriozisht. Një deputet i parlamentit tha se Kryetari i Parlamentit Ali Larijani i kishte shkruar Khamenei-t për t’i kërkuar që Kabineti ta marrë nën kontroll “komitetin për luftimin e Koronavirusit.” Më pas, Khamenei e kishte ngarkuar Rouhani-n me atë detyrë.

Në komentet e tij, Rouhani u përpoq sërish me paturpësi ta fshihte paaftësinë e regjimit duke e paraqitur si jo shumë serioze katastrofën. Ai tha, “Të mos e ekzagjerojmë shkallën e kësaj krize virusi më shumë nga ç’është në të vërtetë. Papritmas, disa njerëz pretendojnë se një provincë është shkatërruar plotësisht, por Guvernatori thotë se vetëm 12 njerëz kanë vdekur dhe 120 kanë dalë nga spitali po atë ditë!”

Në kundërshtim me fjalët e Rouhani-t, Shahabuddin Bimeghdar, një deputet i parlamentit, tha sot: “Në qytetin e vogël Golestan, 40 njerëz kanë vdekur nga Koronavirusi. Virusi është transmetuar nga disa pjesëmarrës në një konferencë të zhvillimit islamik në Qom. Këto fjalë i referohen me vonesë vdekjes së 40 njerëzve që ishin infektuar në qytetin e vogël Gonbad-Kavus.

Për të mos lejuar daljen e shifrave të vërteta, Prokurori i Përgjithshëm i regjimit, Mohammad Jafar Montazeri, paralajmëroi në një deklaratë se: “Çdo koment (lidhur me Koronavirusin) jashtë procedurës së miratuar është shkelje e sigurisë kombëtare dhe interesit kombëtar. Shkelësit do të trajtohen sipas ligjeve.”

Montazeri shtoi se, publikimi i statistikave të lidhura me Koronavirusin “shqetëson opinionin publik dhe minon sigurinë psikologjike të shoqërisë” dhe është “një akt kriminal i ndëshkueshëm me ligj sipas neneve 286, 698 dhe 746 të Kodit Penal Islamik” me “pasoja të rënda”.

Në një tjetër zhvillim, situata në burgje po përkeqësohet. Në burgun Vakilabad në Mashhad, të burgosurit politikë janë transferuar në një godinë me të burgosur të infektuar nga virusi.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ka përsëritur se, për shkak të kushteve çnjerëzore të burgjeve, të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë duhet të lirohen menjëherë pa asnjë kusht, përndryshe përhapja e koronavirusit do të shkaktojë një katastrofë njerëzore në burgje.

Znj. Rajavi vuri në dukje gjithashtu gjendjen e përkeqësuar të bashkatdhetarëve Sunni në zona si Gonbad-Kavus (Irani veri-lindor), duke theksuar se banorët Sunni në qytet e në 500 fshatra janë subjekt i një presioni dyfish. Ata vuajnë nga mungesa e lehtësirave mjekësore e higjienike. Kanë humbur jetën tashmë dhjetëra prej tyre. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetit duhet t’i ndihmojë në veçanti këta njerëz në nevojë, pasi regjimi nuk bën asgjë për ta.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 mars 2020