Sunday, March 29, 2020

Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 6,400 në 196 Qytete

Shpërthimi i koronavirusit në Iran – Stafi mjekësor – mars 2020

Konfuzion, kaos brenda regjimit, zyrtarët vendas largohen nga Qom, Isfahan, nuk përgjigjet askush

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 18 mars, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi në 196 qytete të Iranit ka shkuar në mbi 6,400.

Përveç provincave të tjera, numri i viktimave në Qom është 790, në Teheran 800, Gilan 763, Isfahan 620, Khorasan 581, Mazandaran 530, Golestan 393, Khuzestan 207, dhe Hamedan 204.

Raportet nga qyteti Qom tregojnë se, në kundërshtim me propagandën e regjimit, ka një tendencë ritjeje në numrin e viktimave. Morgjet janë të tejmbushura, dhe njerëzit e mallkojnë haptazi Khamenei-n (liderin suprem të regjimit) dhe e fajësojnë atë për situatën. Shumë klerikë janë larguar nga Qom, qyteti ku filloi përhapja e virusit.

Në Qom, Isfahan e disa qytete të tjera të prekura nga koronavirusi, autoritetet vendase janë larguar nga qyteti dhe nuk dalin në punë për aq kohë sa të munden, duke e lënë krizën në dorë të zyrtarëve të rangjeve më të ulëta. Shumica e komunikimeve me zyrat provinciale dhe të guvernatorëve, bashkitë, dhe zyra të tjera të lidhura me shtetin mbesin pa përgjigje. Kjo situatë tregon për një rritje të konfuzionit e kaosit brenda regjimit.

Kjo ndërkohë që liderët e regjimit janë tepër të frikësuar nga trazirat dhe protestat në Teheran e qytete të tjera si Qom, Isfahan, dhe Mashhad. Ata janë në ankth sidomos për lagjet e varfra në periferi të qyteteve, dhe privatisht shprehen se “trazirat do të shpërthejnë në zona si Shahr-e-Rey, Eslamshahr, dhe Akbar Abad në të ardhmen. Njerëzit janë të varfër dhe nuk mund të blejnë as alkool e doreza.”

Ndërkohë që perspektiva e krizës së koronavirusit duket negative për shkak të paaftësisë së regjimit dhe infrastrukturës së dobët, Hassan Rouhani, i cili më parë ishte shprehur se kriza do të mbaronte më 7 mars 2020, pretendoi në mënyrë qesharake se “Tashmë e kemi kaluar kulmin e krizës në Qom e Gilan, dy qytetet tona më të vështira…    Në Gilan, 20% e shtretërve të spitaleve janë bosh”!

“Duhet ta krahasojmë Teheranin me Londrën, Berlinin, dhe Parisin…dhe të shohim dyqanet e tyre bosh. Njerëzit zihen me njëri-tjetrin për peceta, janë të shqetësuar e të mërzitur për ushqimin; spitalet e tyre shpallin se nuk kanë më shtretër bosh, por ne ia kemi dalë mbanë”!

Kjo ndërkohë që Alireza Zali, kreu i Operacioneve për Luftimin e Koronavirusit në Teheran, ka thënë: “Zyrtarët nuk e kanë idenë e saktë për spitalet tona. Ata do ta kuptonin thellësinë e krizës vetëm po ta shihnin numrin e pacientëve të shtruar dhe të atyre në gjendje kritike.” Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetit të Rouhani-t ka pohuar se 147 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

18 mars 2020