Friday, May 29, 2020

IRAN: Pazari i Këpucarëve në Grevë për të Dytën Ditë

 Pronarët e dyqaneve në Pazarin e këpucarëve në qendrat tregtare Vahid, Azam dhe Kamali përgjatë Bulevardit të 15-të Khordad të Teheranit i vazhduan grevat e tyre për të dytën ditë të dielën.

Greva filloi të shtunën në protestë ndaj kostos së paprecedent të lëndëve bazë për prodhimin e këpucëve. Pronarët e dyqaneve në tregjet Sepahsalar, Mousavi dhe Manouchehr Khani iu bashkuan gjithashtu grevës së këpucarëve.

Të dielën, pronarët e dyqaneve në këto tregje bënë tubim dhe thirrën “Tregtarë trima, Mbështetje! Mbështetje!”, “Poshtë çmimet e larta”, dhe “Vdekje Diktatorit”. Protesta vazhdoi pavarësisht faktit që agjentët e inteligjencës po i bënin presion të madh tregtarëve për të mos i lejuar të mbyllnin dyqanet.

Në të njëjtën kohë, 500 punëtorë pensionistë nga fabrika e tjerrjes Naznakh dhe Farnakh në Qazvin, u mblodhën përpara zyrave qeverisëse të Qazvin. Regjimi nuk ua paguan rrogat e munguara as dhjetë vjet pas daljes së tyre në pension.

Në Naghadeh, pas refuzimit të autoriteteve qeveritare për t’u paguar fermerëve kërkesat e tyre, fermerët e kallamsheqerit morën nën kontroll fabrikën Azarqand që katër ditë më parë. Ata e morën fabrikën nën kontroll, përjashtuan zyrtarët, dhe e mbyllën fabrikën më 8 gusht në protestë ndaj mospagesës së kërkesave të tyre për një vit.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
13 gusht, 2018