Thursday, December 2, 2021

Iran: Punëtorët në Arak, Shush zhvillojnë protesta & greva

Protest rally of Azarab employees in Arak, western Iran (file photo)
 

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 13 tetor 2019—Punonjës të fabrikës Azarab në qytetin Arak të Iranit perëndimor mbajtën një tubim në njërin prej shesheve të qytetit të dielën më 13 tetor, për të protestuar ndaj faktit që statusi i tyre i punësimit ka mbetur pezull dhe ndaj kushteve të këqija të jetesës. Këta punëtorë kanë shpallur një afat një javësh për zyrtarët e regjimit që ta finalizojnë statusin e aksionerit kryesor të fabrikës së tyre, i cili është banka shtetërore Keshavarzi (Bujqësi).

Në të njëjtën ditë, punëtorët e kompanisë së Kallamsheqerit Haft Tapeh mbajtën një tubim dhe u grumbulluan jashtë oborrit të fabrikës për të protestuar ndaj vendimit të zyrtarëve të fabrikës për të përjashtuar shumë nga kolegët e tyre, ndaj akuzave të rreme që janë ngritur kundër këtyre punëtorëve të pafajshëm dhe ndaj mos marrjes së përgjigjeve për kërkesat e tyre. Punëtorët e Haft Tapeh janë tani zyrtarisht në grevë.

Punëtorët e Azarab kanë mbajtur edhe një tubim tjetër të hënën më 7 tetor, për të protestuar ngaj mos marrjes së rrogave të tyre të vonuara dhe ndaj faktit që statusi i aksionerëve ka mbetur pezull. Si përgjigje, zyrtarët e regjimit iranian dërguan njësi anti-rebelim të cilat i sulmuan me gaz lotsjellës protestat paqësore të punëtorëve.

Njësitë mizore të regjimit të mullahëve, të dëshpëruara për të mos e lejuar zgjerimin e protestave nëpër qytet, ia mësynë në vendparkimin e fabrikës Azarab dhe i ndaluan punonjësit të hynin brenda.

Për të parandaluar demonstratat e mëtejshme, forcat e sigurisë së shtetit morën masa për ta rrethuar zonën ku po protestonin 1,000 punëtoërt e Azarab.