Tuesday, March 31, 2020

Iran: Studentët e Universitetit Amir Kabir protestojnë kundër regjimit të mullahëve

Protesta nga studentët e Universitetit Amir Kabir – 16 shkurt 2020

Iran, 16 shkurt 2020—Studentët e Universitetit Amir Kabir në kryeqytetin iranian Teheran zhvilluan një tubim paqësor të dielën më 16 shkurt. Ky tubim u bë në protestë kundër masave fatale shtypëse të regjimit ndaj kryengritjes së nëntorit 2019 ku u vranë mbi 1,500 njerëz, u plagosën mbi 4,000 dhe u arrestuan mbi 12,000 persona.

16 shkurt – Teheran, #Iran
Studentët e Universitetit Amir Kabir duke protestuar kundër zgjedhjeve false parlamentare të regjimit që do të bëhen më 21 shkurt & në mbështetje të #IranProtests.

Embedded video

Studentët demonstruan gjithashtu ndaj rrëzimit të fluturimit PS752 të Ukraine International Airlines nga Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit, ngjarje që shkaktoi vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe personelit, 176 njerëz. Regjimi i mullahëve vazhdon të mos pranojë t’ua japë kutitë e zeza të avionit shteteve të huaja.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), bëri një postim në Twitter në kujtim të 176 njerëzve të vrarë në tragjedinë e avionit ukrainas. E diela shënoi ditën e 40-të pas rrëzimit të avionit nga IRGC dhe iranianët e kanë traditë t’i përkujtojnë njerëzit 40 ditë pas vdekjes së tyre.

“Me rastin e ditës përkujtimore të të dyzetave të njerëzve që humbën jetën në rrëzimin e avionit ukrainas nga IRGC, e nderojmë kujtimin e tyre dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre,” tha Madam Rajavi.