Friday, March 29, 2024

Iran: Sulmohet Zyra e Përfaqësuesit të Khamenei-t në Mashhad

6 shkurt 2020, Iran: Të rinjtë e rebeluar morën në shënjestër zyrën e klerikut Ahmad Alam al-Hoda, një prej zyrtarëve më kriminelë e vrasës të regjimit të mullahëve

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 06 shkurt 2020.

ALAM AL-HODA është një nga liderët më kriminelë të regjimit, përgjegjës për ekzekutime dhe vrasje të të rinjve në TEHeRAN e KHORASSAN

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 6 shkurt 2020, të rinjtë e rebeluar morën në shënjestër zyrën e klerikut Ahmad Alam al-Hoda, një nga zyrtarët më kriminelë e vrasës të regjimit të mullahëve.

Alam al-Hoda është përfaqësuesi i liderit të regjimit Ali Khamenei në provincën Khorassan Razavi të Iranit veri-lindor, udhëheqësi i lutjeve të së premtes në Mashhad, si dhe anëtar i Asemblesë së Ekspertëve. Zyra e tij ndodhet në rrugën Imam Reza të qytetit.

Alam al-Hoda ka qenë në krye të “Komitetit të Revolucionit Islamik” në distriktin e parë të Teheranit në vitin 1980, dhe ka luajtur rol direkt në shtypjen, ekzekutimin dhe vrasjen e një numri të madh të rinjsh e disidentësh. Ai u caktua si përfaqësues i Khamenei-t në provincën Khorassan Razavi në 2005-ën, dhe si udhëheqës i lutjeve të së premtes në qendrën e provincës, Mashhad, në 2015-ën. Alam al-Hoda ka luajtur gjithashtu një rol madhor në shtypjen e kryengritjeve të janarit 2018 dhe nëntorit 2019 në Mashhad.

Më 14 janar të këtij viti, Alam al-Hoda bëri thirrje për ekzekutimin e atyre që kishin grisur fotot e komandantit të Forcave Qods të IRGC-së, Qassem Soleimani. Ai tha, “…. Është katastrofë fakti që një tufë mercenarësh e spiunësh sillen rrotull, jo vetëm një natë, as dy net, as tre net, dhe vijnë e shqyejnë posterat e martirit Soleimani. Këta njerëz që bashkëpunojnë me armikun janë kolonë e pestë. Ata duhet të përballen me një gjyq ushtarak. Në çdo luftë, ky është ligji i tokës dhe kolona e pestë ekzekutohet në fushën e betejës.”

Në po atë fjalim, Alam al-Hoda komentoi mbi arrestimin e Ambasadorit britanik në Teheran. “Është akti më i madh i mëshirës, akti më i madh i faljes nga ana e popullit tonë që të jemi të kënaqur me dëbimin e tij (e ambasadorit britanik). Jo, ambasadori britanik duhet të shqyhet në copa. Po të ishte kapur ky element i ndyrë nga forcat e Haj Qassem Soleimani-t, veshi do të kishte qenë copa më e madhe e mbetur nga trupi i tij.”

Jan 14, 2020: Iranian regime Supreme Leader's representative says UK Ambassador must be "chopped up"

Gjatë kryengritjes së 2009-ës, në një fjalim në Teheran më 30 dhjetor 2009, Alam al-Hoda tha, “Veprimet e ndërmarra në (ditën fetare) Ashura (27 dhjetor 2009), ishin urdhëruar nga Mujahedin-e Khalq (POMI/MEK). Rebelët thërrisnin me slloganet e tyre. Ata po i ndihmonin MEK-ut, që komandonte veprimtaritë në ditën e Ashura-s. MEK janë Mohareb (në luftë me Zotin). Dhe kushdo që bashkohet e bashkëpunon me MEK brenda vendit është një Mohareb dhe duhet të ekzekutohet.”

Iran: IRAN: Office of Khamenei’s Representative in Mashhad, Alam al-Hoda targeted

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

6 shkurt 2020

Zyra e Alam al-Hoda, Mashhad – Rruga Imam Reza

Zyra e Alam al-Hoda, Mashhad – Rruga Imam Reza