Tuesday, October 20, 2020

Iran: Tallja e Rouhani-t për të Minimizuar Efektet e Sanksioneve Amerikane

Burimi i të gjitha problemeve është regjimi që plaçkit pasurinë e popullit për terrorizëm e luftë

Hassan Rouhani, Presidenti i regjimit klerikal, tha të shtunën më 10 nëntor, në fund të takimit të përbashkët të krerëve të tre degëve të qeverisë: Amerikanët “nuk kishin gjë të re për të bërë, kështu që iu desh të bënin një listë të gjatë;

nga njëra anë përmendin emrat e bankave, dhe nga ana tjetër shtojnë degët e atyre bankave, nga njëra anë përmendin një kompani aviacioni dhe nga ana tjetër vënë numrat serialë të avionëve për të mbushur faqen.”

Pavarësisht gjithë gënjeshtrave dhe mospërputhjeve, ai tha që problemi i sanksioneve nuk është tek ushqimi dhe ilaçet. “Ata kanë marrë në shënjestër sistemin bankar dhe eksportet e naftës, dhe disa artikuj të tjerë eksporti që lidhen me të ardhurat e burimet që i takojnë gjithë vendit,” tha ai. “Amerikanët thonë: ‘Çështja e ushqimit, e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore bën përjashtim’, gjë që sigurisht, është e pavërtetë, pasi kur bojkotohet sistemi bankar, ndikon në gjithçka tjetër,” tha ai. Por menjëherë shtoi: “Në fushën e të mirave të domosdoshme e thelbësore për popullin, ne nuk kemi asnjë problem, dhe magazinat tona janë më të gatshme se kurrë të sigurojnë të mirat bazë për popullin për shumë muaj, dhe për prodhimin e të mirave bazë, për importin e të mirave bazë dhe ilaçeve, si dhe të nevojave të tjera, nuk kemi asnjë problem.”

Deklarata e Rouhani-t është një pranim i faktit që liderët e mëdhenj e të vegjël të regjimit nuk po digjen nga sanksionet për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve, por për shkak të mungesës së karburantit për makinerinë e shtypjes, vrasjeve dhe luftës. Problemi i popullit iranian nuk është mungesa e ushqimit dhe ilaçeve dhe as sanksionet, por problemi qëndron tek klerikët e korruptuar e kriminelë të cilët për më shumë se katër dekada kanë plaçkitur të gjitha asetet e vendit ose i kanë shpenzuar për eksportimin e terrorizmit, luftënxitjen dhe projekte raketash e bërthamore. Ata kanë përdorur gjithashtu ushqimin e ilaçet e popullit, duke e mbajtur peng atë me politikat e praktikat e tyre.

Ndërkohë që aktet terroriste të regjimit në Shqipëri, Francë, SHBA, Belgjikë, Danimarkë e Norvegji po ekspozohen njëri pas tjetrit, në një veprim qesharak, ai pretendon se lufton kundër terrorizmit duke thënë: “Amerikanët duan të shpallin se Irani është mbështetës i terrorizmit. Ata pretendojnë në mënyrë të rreme se Irani është sponsor i terrorizmit. Kombi iranian ka qenë gjithmonë në krye të luftës kundër terrorizmit dhe të përpjekjes për të ndërprerë financimin e grupeve terroriste.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 nëntor 2018