Saturday, June 6, 2020

Iran: Të Burgosurit Arratisen Kolektivisht nga Burgu i Khorramabad, Disa prej Tyre Qëllohen për Vdekje nga Garda Revolucionare

Arratisje kolektive e të burgosurve në Iranin perëndimor për t’iu shmangur katastrofës humanitare në burg për shkak të mungesës së kujdesit dhe trajtimit mjekësor nga autoritetet e mullahëve.

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) më 19 mars 2020.

Thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë lirimin e të burgosurve për të parandaluar një katastrofë të madhe humanitare

Mbasditen e sotme, më 19 mars 2020, të burgosurit në burgun Parsilon në Khorramabad (Irani perëndimor), të cilët ishin në rrezik infektimi nga koronavirusi, u rebeluan, çarmatosën rojat, dhe u arratisën. Rojat e burgut dhe forcat represive hapën zjarr mbi rreth 250 të burgosur që po arratiseshin, duke vrarë disa prej tyre.

Një numër të burgosurish ndezën zjarre dhe bllokuan rrugën në mënyrë që forcat represive të mos mund t’i ndiqnin. IRGC është vënë në kërkim të këtyre të burgosurve në qytetin Khorramabad e në zonat përreth dhe ka vënë pika kontrolli në shumë vende.

Ndërkohë që numri i viktimave të Koronavirusit rritet eksponencialisht çdo ditë, qindra mijëra të burgosur në qytete të ndryshme janë në rrezik të madh. Pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për lirimin e shumicës së të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë, regjimi iranian refuzon ta bëjë këtë.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje sërish komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa të menjëhershme për të siguruar lirimin e të burgosurve në Iran dhe për të parandaluar një katastrofë humanitare.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) 

19 mars 2020