Tuesday, September 29, 2020

Iran: Teksa Konfliktet mes Grupimeve Përshkallëzohen, Deputetët e Parlamentit Thërrasin Rouhani-n

Iran: As Factional Feuding Escalates, Parliament Deputies Summon Rouhani Hassan Rouhani dhe Javad Zarif

  • Ministri i Jashtëm Javad Zarif e ka pranuar se në politikën e jashtme ka vepruar nën udhëheqjen e krye-terroristit Qassem Soleimani 
  • Deputeti Naghd-Ali: Duhet të bëhet një gjyq për të ndjekur penalisht jo vetëm Zarif-in por edhe Rouhani-n për tradhti. Le ta fillojmë sot procesin e shkarkimit të Rouhani-t

Teksa konfliktet mes grupimeve brenda regjimit përshkallëzohen, disa deputetë të parlamentit kanë bërë thirrje për marrjen në pyetje të Hassan Rouhani-t, madje edhe për shkarkimin e tij, gjatë paraqitjes së Javad Zarif në parlament. Seyed Naser Mousavi Largani, anëtar i presidiumit parlamentar, tha për agjencinë e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, të shtunën më 5 korrik: “Mocioni për të marrë në pyetje Rouhani-n është firmosur nga 200 deputetë deri tani, dhe presim të marrim edhe më shumë firma.”

Gjatë të njëjtës seancë, duke iu referuar Zarif-it, Mohammad-Taghi Naghd-Ali, një deputet nga Sedeh (Khomeyni-Shahr) tha: “Edhe pse ka pyetje të panumërta që i duhen bërë Zarif-it, duhet të ketë një gjykatës dhe një gjyq për të ndjekur penalisht jo vetëm Zarif-in por edhe Z. Rouhani për tradhti kundër kombit

Përshkallëzimi i konflikteve brenda regjimit është para së gjithash një pasqyrim i krizave të pashërueshme të një diktature pa legjitimitet dhe pa popullaritet në prag të rrënimit.