Thursday, December 2, 2021

Iran: Tubimi i pensionistëve, kërkojnë lirimin e mësuesve të burgosur

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 11 nëntor 2019—Një numër i madh pensionistësh iu përgjigjën një thirrjeje për të zhvilluar një tubim të dielën më 10 nëntor, duke u grumbulluar jashtë Majlis (parlamentit) të regjimit iranian në kryeqytetin Teheran.

Demonstruesit protestuan ndaj kushteve të këqija të jetesës dhe pensioneve jashtëzakonisht të ulëta. Pensionistët e guximshëm e zhvilluan tubimin në këtë vend pavarësisht faktit që autoritetet kishin dërguar një numër të madh anëtarësh të Gardës Revolucionare (IRGC), të policisë represive dhe agjentësh me veshje civile në zonë për të parandaluar demonstrata të tilla.

Iranian retirees rally demands release of imprisoned teachers

Autoritetet arrestuan pesë nga protestuesit, duke përfshirë një grua, ua konfiskuan celularët dhe u përpoqën ta pengonin zhvillimin e tubimit. Megjithatë, pensionistët mundën ta vazhdonin tubimin e tyre duke u rezistuar masave të autoriteteve.

Regjimi i mullahëve dërgoi qindra anëtarë meshkuj e femra të aparatit të tij të shtypjes, si dhe rreth 50 motoçiklistë e një numër i madh agjentësh me veshje civile u dërguan përpara Majlis për t’u përballur me tubimin protestues të pensionistëve. Masa të ngjashme u morën nga autoritetet e regjimit iranian përballë një tubimi të ngjashëm jashtë Organizatës së Buxhetit dhe Planifikimit të mullahëve në Teheran.

Dhjetëra protestues u arrestuan gjatë sulmit të autoriteteve ndaj tubimit. Çdo përpjekje për të bërë foto apo video të tubimit përballej me arrestim ose konfiskim të celularit.

Në një zhvillim tjetër, mbrëmjen e së dielës, të rinjtë e guximshëm në qytetin Shadegan të Iranit jug-perëndimor, u hodhën në rrugët e këtij qytetit për të zhvilluar demonstrata në protestë ndaj vrasjes misterioze të një vendasi me emrin Hassan Heydari.