Friday, March 29, 2024

Iran : Varet një burrë dhe një grua në burg

E Premte, 03 Qershor 2016

NCRI – regjimi fundamentalist Iranian vari një burrë dhe një grua në një burg në Qazvin, në veri-perëndim të Teheranit.
Gruaja nuk u emërua, por zyra e prokurorit të Përgjithshëm të regjimit në Provincën Qazvin tha se ajo kishte qenë e burgosur që nga viti 2014.

Prokurori vendor i regjimit ishte i pranishëm për të mbikëqyrur ekzekutimin, raportoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Borna.
Burri është identifikuar si Amir .Q, transmetoi në faqen e saj zyrtare shtetëror IRIB për Province Qazvin. Ai u arrestua më 30 Maj, 2011.
Varjet e fundit kan sjellë në të paktën 120 ekzekutuar në Iran që nga 10 PrillI. Tre prej të ekzekutuarve ishin gra dhe dy besohet se kanë qenë të mitur.
Znj Farideh Karimi, anëtare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe një aktivist i të drejtave të njeriut, muajin e kaluar bëri thirrje për një përgjigje urgjente nga Kombet e Bashkuara dhe qeveritë e huaja për ekzekutimet e fundit dhe gjendjen e tmerrshme të drejtave të njeriut në Iran.
Regjimi fundamentalist muajin e kaluar në Iran i ka prerë gishtat një njeriu në të tridhjetat në Mashhad, i fundit në linjën e dënimeve drakoniane të kryer javët e fundit.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), tha në një deklaratë më 13 prill se tendenca në rritje e ekzekutimeve “synon intensifikimin e klimës së terrorit për të frenuar zgjerimin e protestave nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht në kohën e vizitave nga ana e zyrtarë të lartë evropianë, tregon se pretendimi i moderimit nuk është tjetër veçse një iluzion për këtë Regjimi i mesjetar.
Amnesty International në raportin e saj vjetor më 6 Prill për Dënimin me Vdekja për periudhën e vitit 2015 shkruan: “Irani ka cuar drejt vdekjes 977 persona në vitin 2015, në krahasim me 743 të një viti më parë.”
“Vetëm Iran llogaritë 82% të gjithë ekzekutimeve të regjistruara” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha grupi i të drejtave të njeriut.

Ka pasur më shumë se 2.400 ekzekutime gjatë qëndrimit të Hassan Rouhani si President. Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran në Mars njoftoi se numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2015 ishte më i madh se çdo vit në 25 vitet e fundit. Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë ekzekutimet si shembuj të “urdhërimeve të Perëndisë” dhe “ligjeve te parlamentit që i takojnë popullit