Tuesday, December 7, 2021

Iran: Vdekja e Sahar Khodayari; Thirrje për Dënimin e Politikave Misogjiniste të Regjimit Klerikal

 

Të drejtat e njeriutgratëtë drejtat e graveSAHAR KHODAYARI

Vdekja tronditëse e Sahar Khodayari, një vajzë e re e cila dogji veten për të protestuar kundër shtypjes dhe diskriminimit, thekson faktin se sa e domosdoshme është të konfrontohet tirania fetare që sundon Iranin dhe të dënohen politikat e saj misogjiniste.

Vdekja tragjike e Sahar ua ka thyer zemrën të gjithë iranianëve, sidomos grave dhe vajzave të reja, dhe vetëm sa e forcon edhe më tej vendosmërinë e tyre për ta përmbysur teokracinë në pushtet dhe për të themeluar lirinë dhe barazinë në Iran.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u përcjell keqardhjen dhe ngushëllimet e tij më të thella familjarëve e miqve të Sahar. Gjithashtu, u bën thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat njerëzore dhe të grave që t’i dënojnë politikat misogjiniste të regjimit klerikal mesjetar dhe krimet e tij kundër grave e vajzave iraniane. Heshtja dhe mos-veprimi përballë këtyre mizorive vetëm sa i trimëron edhe më shumë mullahët që të vazhdojnë t’i kryejnë ato.

 

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

10 shtator 2019