Sunday, March 29, 2020

Iran: Vendosja e Mesazheve dhe Posterave të Liderit të Rezistencës, Massoud Rajavi, në Teheran e 22 Qytete

Njësitë e Rezistencës të MEK kanë vendosur foto dhe mesazhe të Massoud Rajavi-t, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e qytete të tjera të Iranit.

Kryengritja e Ka Shkundur Regjimin Deri në Themele

Të hënën dhe të martën, më 21 dhe 22 janar 2020, Njësitë e Rezistencës vendosën postera me foto dhe mesazhe të Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në disa pjesë të Teheranit, duke përfshirë Boustan Saba, Kryqëzimin Mokhberi dhe Rrugën Marzdaran, si dhe në Mashhad, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Karaj, Arak, Zanjan, Rasht, Kermanshah, Qazvin, Qom, Ardebil, Ahvaz, Yazd, Hamedan, Gorgan, Abhar, Kashan, Neishabour, Dehdasht, Rafsanjan, Sabzervar, e qytete të tjera.

Në postera lexohej: “Rini trime, kryengritja jote e ka shkundur regjimin e mullahëve deri në themele,” “Bota duhet ta dijë se Massoud (Rajavi) është lideri ynë,” “Rrotat e përmbysjes do të rrotullohen më me shpejtësi,” “Flakët e kryengritjes nuk mund të shuhen,” “Lavdi 20 Janarit, ditës kur Massoud Rajavi u çlirua nga burgu i Shahut,” “Vdekje Khamenei-t, Lavdi Rajavi-t,” dhe “Tiran fetar, të ka ardhur fundi.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

22 janar 2020

Teheran

Teheran

Teheran

Karaj

Mashhad

Tabriz

Ahvaz

Gorgan

Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane

 

Kashan

Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane