Tuesday, December 7, 2021

Irani: Ekzekutime Masive menjëherë pas farsës zgjedhore

E mërkurë, 24 maj 2017

 Nëntë ekzekutime më 23 maj

Regjimi i mullahëve në Iran riaktivizoi menjëherë makinën e tij të represionit të brendshëm pas farsës zgjedhore, veçanërisht nëpërmjet ekzekutimeve dhe torturave në burgje në të gjithë vendin. Dhjetë të burgosur në burgjet e Tabrizit, Zahedanit, Ardebilit, Kermanshahut dhe Isfahanit dhe Burgut Qendror të Karajit u varën më 22 dhe 23 maj. Nëntë nga këto raste u kryen më 23 maj.

Autoritetet në Zahedan ekzekutuan 30-vjeçarin Abdulkarim Shahnavazi dhe çuan para litarit një tjetër të burgosur. Pasi pa vdekjen e Shahnavazit, ky i fundit u zbrit nga trekëmbëshi dhe iu tha se ekzekutimi i tij do të bëhej për 40 ditë.

Duke kërkuar të frenojë rritjen e protestave dhe urrejtjes së brezit të ri në mbarë qytetet e vendit, regjimi i mullahëve i është  drejtuar përsëri ekzekutimeve masive.

Ndërsa duke iu referuar numrit të madh të agjentëve të zbulimit dhe sigurisë të vendosur të premten, më 19 maj, Ministri i Brendshëm iranian Rahmani Fazli tha, “Të gjithë të rinjtë ishin në rrugë gjatë katër netëve të fundit. Situata ishte shumë shqetësuese. Shteti ynë ka armiq. “