Friday, March 29, 2024

Irani varë shtatë të burgosur në një ditë

E Mërkurë, 27 Korrik 2016

NCRI – regjimi fundamentalist Irani vari të mërkurën një grup prej gjashtë të burgosurish në një burg në veri-perëndim të Iranit dhe të burgosurin e shtatë në veri-lindje të vendit.
Të gjashtë burrat janë varur në orën 2 të paraditës më 27 Korrik në burgun qëndror të qytetit Orumieh (Urmia), në kryeqytetin provincial të iranit pjesë e një province në Azerbajxhanit perëndimor.
Ata ishin transferuar në izolim të martën në përgatitje të ekzekutimit të tyre.

Ata janë identifikuar si: Rahman Fouladi, Abdolmajid Herkulit, Abdullah Ghaderi, Changiz Shiri, Mojtaba Shirkhani dhe Ali Talati.
Ata u akuzuan për lidhje me drogën.
Një person i shtatë, i identifikuar si Reza Sabzevari 32 vjec, nga qyteti i Nishabur (Nishapur), u ekzekutua në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit. Ai kishte dy fëmijë të moshës dy dhe 10 vjec dhe ka qenë i mbyllur në burgun Mashhad për 18 muaj.
Regjimi i mullahët vari një njeri në publik në qytetin e Songhor, në Iranin perëndimor, të hënën. Të shtunën regjimi vari tre të burgosur në burgun qëndror Rasht, në Iranin veriorë.
Më shumë se 270 anëtarë të Parlamentit Evropian nënshkruan një deklaratë të përbashkët për Iranin muajin e kaluar, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian në lidhje me mardhëniet me Teheranin për përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Deputetët të cilët ishin nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga të gjitha grupet politike në Parlament thanë se janë të shqetësuar për rritjen e numrin e ekzekutimeve në Iran që pasi Hassan Rouhani mori detyrën si President tre vite më parë.
Amnesty International në raportin e saj vjetor të 6 prillit për dënimet me vdekje për vitin 2015 shkruan: “Irani ka dënuar me vdekje 977 persona në vitin 2015, në krahasim me 743 të një vitë më parë.”
Grupi i të drejtave të njeriut tha se , “Vetëm Irani llogarit 82% të gjithë ekzekutimeve të regjistruara” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ka pasur më shumë se 2500 ekzekutime gjatë qëndrimit të Hassan Rouhani si President. Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran në mars bëri të ditur se numri i ekzekutimeve në Iran për vitin 2015 ishte më i madh se çdo vit në 25 vitet e fundit. Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë ekzekutimet si shembuj të “urdhërimeve të Perëndisë” dhe “ligjeve të parlamentit që i përkasin popullit.