Wednesday, October 20, 2021

Iranianët Mbështesin Maratonën Televizive 4-Ditore nga Kanali Kryesor Televiziv Satelitor i Opozitës

Fundjavën e shkuar, iranianët brenda dhe jashtë Iranit pushtuan valët ajrore, teksa një kanal televiziv i spikatur satelitor i opozitës, i cili ka luajtur rol kryesor në transmetimin e imazheve të protestave të fundit në Iran dhe të masave vrastare të regjimit iranian, zhvilloi maratonën e tij të njëzetekatërt që bëhet dy herë në vit.

Simaye Azadi (INTV) një televizion satelitor 24-orësh i cili transmeton nga Europa, ka një numër shumë të madh ndjekësish brenda Iranit dhe në diasporë.  

Maratona televizive e INTV nisi të premten, më 13 dhjetor, dhe zgjati katër ditë.

Gjatë kësaj maratone, iranianë nga e gjithë bota shprehën mbështetjen e tyre të plotë për kryengritjen e popullit iranian në nëntor dhe për grupin opozitar Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, PMOI, e njohur edhe si Mujahedin-e Khalq ose MEK. Iranianët e mërguar shprehën gjithashtu solidaritet me popullin e ngritur të Iranit dhe protestat mbarëkombëtare, si dhe Njësitë e Rezistencës të MEK në Iran. 

Iranianët dhe Njësitë e Rezistencës të MEK i dërguan mesazhe mbështetjeje dhe mirënjohjeje këtij kanali satelitor televiziv.  

Shuma totale e mbështetjes financiare të ofruar arriti në 6.92 milion dollarë, duke treguar edhe një herë pavarësinë e plotë të opozitës iraniane dhe gatishmërinë e tyre për t’i mbështetur ata që po e udhëheqin përpjekjen për t’u çliruar nga tirania fetare. 

Përveç pavarësisë financiare që sigurohet nga ndihma e shikuesve, ky kanal është gjithashtu plot me informacione e ide nga komuniteti i tij që merr pjesë ose live në shumë programe, ose duke dërguar mesazhe në rrjetet sociale.  

Një karakteristikë shumë e rëndësishme e maratonës televizive të njëzetekatërt të INTV mund të shihet në krenarinë e qartë të popullit iranian lidhur me protestat e nëntorit dhe me rolin kyç të Njësive të Rezistencës të MEK në inkurajimin e mëtejshëm të popullit iranian në luftën e tij kundër regjimit të Iranit. Iranianë të mërguar në mbarë globin shprehën besnikërinë e tyre ndaj bashkëatdhetarëve në Iran, sidomos ndaj familjeve të mbi 1,500 martirëve të vrarë nga regjimi mizor i mullahëve gjatë protestave të nëntorit në Iran.  

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka dërguar një mesazh ku thekson se si iranianët e nderuar në mbarë botën e mirëpritën këtë maratonë televizive të njëzetekatërt të INTV dhe shprehën mbështetjen e tyre për përmbysjen e regjimit iranian. Ky është një tregues i fortë i solidaritetit kombëtar dhe i faktit që iranianët janë të etur për liri, si dhe i admirimit të tyre për PMOI/MEK e për rrjetin e Njësive të Rezistencës brenda Iranit, shtoi znj. Rajavi. 

Regjimi iranian është ankuar shpesh për rrezikun që i vjen nga kanalet satelitore për shkak të popullaritetit të tyre, sidomos nga Simaye Azadi, i cili është ka një popullaritet shumë të madh brenda Iranit.