Wednesday, December 2, 2020

Ish Ministri i Jashtëm Italian: Europa Duhet ta Ndalë Politikën e Paqësimit me Regjimin Iranian dhe të Mbështesë Rezistencës

Publikuar më 18 korrik 2018.

Në mbledhjen Free Iran në Paris në fund të qershorit, ish ministri i jashtëm italian Giulio Terzi foli  rreth arsyeve pse komuniteti europian duhet të mbështesë dëshirën e popullit iranian për ndryshim regjimi dhe t’i japë fund politikës së rrezikshme të paqësimit ndaj mullahëve.

Terzi shpjegoi se paqësimi i regjimit iranian nga ana e europianëve është i bazuar në “supozimin e gabuar” dhe “historinë e rrezikshme” se presidenca e Hassan Rouhani-t është e moderuar, dhe punon në favor të Perëndimit dhe popullit iranian.

Ai tha se dallohet që ky supozim është “krejtësisht i gabuar” pasi Rouhani nuk është i moderuar – rreth 4,000 njerëz janë ekzekutuar që kur ai u bë president, 8,000 janë arrestuar për protestim kundër Regjimit vetëm në Janar 2018, dhe ai i ka bërë thirrje qeverive të huaja të sulmojnë opozitën iraniane. Ne e dimë gjithashtu se Rouhani, pavarësisht gjithë premtimeve të tij, nuk e ka aftësinë të ndryshojë gjërat në Iran. Pushteti kryesor në Iran i përket vetëm Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei.

Terzi tha: “[Regjimi] nuk ka ndryshuar në themelet e tij dhe në vizionin e përgjithshëm mesianik për t’i ngritur Shia-t në krye të të gjithë botës myslimate dhe për të dominuar rajonin.”
Ja pse Terzi e këshilloi Europën të ndjekë rrugën e SHBA dhe të fillojë të merret me problemet e shumta të Regjimit. Ai këshilloi që Europa ta rrisë presionin mbi mullahët duke i kushtëzuar marrëdhëniet e saj me regjimin në përmirësimet e të drejtave të njeriut.