Thursday, March 28, 2024

John Kerry: Jam shumë krenar për përpjekjet kemi bërë për të nxjerrë MEK-un nga Kampi i Lirisë për në vende më të sigurta …

E Premte, 20 janar 2017

Më 19 janar 2017, John Kerry, sekretari i shtetit në fjalën e tij të lamtumirës në C Street Lobby, në lidhje me zhvendosjen e anëtarëve të MEK-ut përmendi fjalët e mëposhtme.

“… Dhe një nga gjërat për të cilat jam shumë krenar është përpjekja që bëmë – mbaj mend që shkoja nga seanca në seancë, dhe mos harroni të gjithë ata njerëz që shihnit atje lart me ato xhaketat e verdha që përfaqësojnë muxhahedinët-e Khalq – MEK siç i njohim- dhe nxorrëm 3000 prej tyre nga Kamp i Lirisë dhe i çuam në vende ku janë të sigurt pasi jetët e tyre ishin në sulm të vazhdueshëm. Falënderoj Jonathan Winerin, të dërguarin tonë të veçantë, dhe të tjerët për këtë përpjekje. Ka qenë jashtëzakonisht e madhe. “

Vlen të përmendet se më 12 shtator 2016 pas zhvendosjes së suksesshme të grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Iraku, John Kerry në fjalën e tij para Press Briefing Daily tha: “Pas progresit të vazhdueshëm prej disa muajsh, vizitova Tiranën në fillim të këtij vit dhe kam folur me Qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe zhvendosjes së grupit të fundit të anëtarëve të MEK nga Kamp i Lirisë. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve në nevojë, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin e një numri të madh hebrenjsh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme për të luajtur një rol të rëndësishëm humanitar. Po ashtu dua të falënderoj qeveritë e Gjermanisë, Norvegjisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Finlandës, dhe vendet e tjera të BE-së që kanë ndihmuar për të shpëtuar jetën e MEK-ut. Dhe kjo është një arritje e madhe humanitare, dhe jam shumë krenar që Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje të luanin një rol kryesor në ndihmën për të bërë këtë punë. “