Wednesday, December 2, 2020

Khamenei i vendosur për t’i spastruar kandidatët e grupit rival

Maryam Rajavi: Intensifikimi i armiqësive mes grupimeve të regjimit e thellon përçarjen e brendshme

Bojkotimi i zgjedhjeve jo legjitime është një detyrë patriotike

Lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei, i gjendur përballë makthit të përmbysjes së pushtetit të tij pas kryengritjeve të nëntorit e janarit, dhe pas goditjes së pashërueshme që pësoi me eliminimin e Qassem Soleimani-t, është i vendosur për të krijuar një regjim njëpolar.

Khamenei dëshiron ta konsolidojë autoritetin e tij me formimin e një Parlamenti të njëanshëm për të parandaluar përmbysjen e pashmangshme të regjimit të tij.

Pasi kreu një spastrim të paprecedent të kandidatëve për në parlament, Khamenei i paralajmëroi ata “që janë zgjedhur përmes votimeve, por i minojnë votimet,” dhe qortoi grupimin rival, “Pse kur zgjedhjet janë në favorin tuaj, ato janë të sakta e definitive, por kur nuk janë në favorin tuaj, atëherë janë me probleme?” Duke iu drejtuar presidentit Hassan Rouhani, i cili më 27 janar i përshkroi zgjedhjet si emërime për shkak të spastrimit të kandidatëve të grupit të tij, Khamenei tha, “Kur bën deklarata të rreme duke thënë se  këto zgjedhje janë të sajuara ose që nuk janë zgjedhje, e shkurajon popullin.”

Khamenei shtoi, “Këshilli i Gardianëve ka rëndësi për Kushtetutën dhe është një institucion i besueshëm. Si mund të akuzohet kaq lehtë ky institucion se është i njëanshëm?”

 

Khamenei shfaqi frikën e tij nga apatia dhe refuzimi nga ana e publikut ndaj kësaj farse zgjedhjesh, duke thënë, “Dikujt mund të mos i pëlqej, por nëse ai person e do Iranin, ai/ajo duhet të votojë. Kështu, çdokush që e do Iranin dhe sigurinë e vendit, që dëshiron që problemet të zgjidhen si dhe të shohë rrotacionin e duhur të elitës, duhet të marrë pjesë në zgjedhje.”

 

Sipas mediave shtetërore, Këshilli i Gardianëve ka skualifikuar 90 prej anëtarëve aktualë të parlamentit, disa prej të cilëve kanë shërbyer për tre mandate. Kandidatët në 170 distrikte janë nga grupi i Khamenei-t dhe kandidatët kryesorë të grupit rival në distrikte të tjera janë eliminuar, kështu që në përfundim, 260 vende do t’i shkojnë grupimit të Khamenei-t, ndërsa 30 vende do t’i shkojnë grupimeve të ashtu-quajtura të moderuara.

 

Grupi rival po paralajmëron për një bojkot të gjerë të zgjedhjeve dhe për “shpërthimin e brendshëm” të regjimit, duke i përshkruar spastrimet e Këshillit të Gardianëve si “një rrezik që i kanoset themeleve të Republikës Islamike.” Ky grup i ka bërë thirrje Khamenei-t ta lejojë të konkurojë në zgjedhje në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e votuesve.

 

Më 15 janar, Rouhani tha, “Mos e shqetësoni popullin, mos i thoni popullit që për çdo vend në parlament ka 17, 170 apo 1,700 kandidatë. Nga sa grupime? Një? Këto nuk mund të jenë zgjedhje. Nuk mund ta drejtosh vendin me vetëm një grupim.”

 

Zëdhënësi i Rouhani-t, Ali Rabiei, tha më 3 shkurt, “Një tregues i rezistencës ndaj sjelljes që do ta shpërthejë Iranin (regjimin) është prania e të gjithëve ne në kutitë e votimit. Të gjithë duhet të jemi të pranishëm, qoftë kritikët apo ata që janë të shqetësuar.”

 

 

 

Regjimi ka në plan një mashtrim e manipulim të plotë. Mostafa Mirsalim, i cili ka i përket grupit të Khamenei-t, e ka parashikuar që tani pjesëmarrjen e “të paktën 70 përqind” të votuesve të ligjshëm. Në kundërshtim me grupin rival, më 27 janar, Rouhani iu referua një manipulimi sistematik të zgjedhjeve. “Sidoqoftë, nuk mundëm t’i bënim zgjedhjet elektronike… Ç’është kjo, dikush shkruan në fletën e votimit, pastaj e fut në kuti, dikush e lexon, një tjetër e regjistron, nuk dihet se çfarë lexohet e çfarë shënohet. Pastaj kur t’i kemi regjistruar të gjitha [fletët e votimit], në fund fare, kur të duan t’i mbledhin të gjitha votat, kushedi çfarë mashtrimesh do ndodhin… Shumë procese zgjedhore ndeshen me probleme gjatë mbledhjes së fletëve të votimit.”

 

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka përshkruar përkeqësimin e krizës dhe përçarjes në majat e regjimit lidhur me maskaradën e zgjedhjeve si një pasqyrim të qartë të një pengese tjetër fatale me të cilën po përballet regjimi. Ajo tha, spastrimi i plotë i kandidatëve të grupimit rival është shenjë e qartë e tkurrjes së pashmangshme të fashizmit fetar në pushtet përballë kryengritjeve që po shtohen dhe krizës së përmbysjes.

 

Znj. Rajavi theksoi se populli iranian e ka hedhur votën e tij të vërtetë në kryengritjet e nëntorit 2019 dhe janarit 2020 me thirrjet “vdekje parimit të velayat-e faqih, dhe vdekje Khamenei-t.” Populli do t’i bojkotojë zgjedhjet jo legjitime të mullahëve edhe më shumë se më parë. Bojkotimi i kësaj farse është detyrë patriotike dhe premtimi i kombit iranian ndaj martirëve të popullit të Iranit, sidomos 1,500 martirëve të kryengritjes së nëntorit. Ai reflekton gjithashtu kërkesat e kryengritjes së janarit 2020 të zhvilluar nga populli dhe studentët për përmbysjen e teokracisë jo legjitime në tërësinë e saj. Populli dhe studentët thërrisnin “vdekje Khamenei-t, vdekje diktatorit, vdekje parimit të velayat-e faqih, vdekje tiranit, qoftë ai shahu apo udhëheqësi,” duke treguar kështu se duan një të ardhme pa shah e mullahë, një të ardhme bazuar në demokraci e në sovranitet popullor.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

5 shkurt 2020