Friday, December 3, 2021

Khamenei: Nuk do të kapitullojmë para UNESCO-s; Nënshkrimi i Dokumentit të UNESCO-s për Zhvillim të Qëndrueshëm është i gabuar dhe jo i lejueshëm,

E hënë, 08 maj 2017

NCRI – Udhëheqësi suprem i Iranit në një fjalim me rastin e javës së mësuesit të dielën, më 7 maj 2017, tha: Republika Islamike nuk do t’i dorëzohet dokumentit të UNESCO-s 2030.

Dokumenti i UNESCO-s 2030 ose i ngjashmi nuk është diçka që Republika Islamike mund ta mbështesë dhe t’i nënshtrohet. Khamenei duke sulmuar UNESCO shtoi: Për çfarë arsye entitetet ndërkombëtare të cilat sigurisht janë nën ndikimin e fuqive botërore kanë të drejtën të vendosin për njerëzit e kombeve të tjera me kultura të ndryshme? Ai shtoi: parimi është i gabuar. Ne nënshkruajmë një dokument, pastaj, vijmë dhe në heshtje e lëmë të vazhdojë; Jo! Ne shpallim, nuk është aspak i lejueshëm.