Sunday, March 29, 2020

Komandanti i Ushtrisë së mullahëve pranon rolin e regjimit Iranin në masakrën siriane, ankohet për nxjerrjen në dritë të fakteve nga MEK-u

 NCRI – më 18 prill, Rouhani, presidenti i regjimit të Mullahëve pranoi shkeljen e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tha: “Po i deklarojmë botës që do të prodhojmë ose të sigurojmë çfarëdo arme që na nevojitet dhe ne kurrë nuk kemi pritur, nuk presim dhe nuk do të presim për fjalët e tyre, marrëveshjet apo pikëpamjet e tyre afirmative.

Gjenerali Abdolrahim Mousavi, komandant i Ushtrisë së Khameneit, në një fjalim me rastin e ditës së ushtrisë pohoi  se ushtria e regjimit ishte tepër  e përfshirë në masakrën e popullit sirian dhe deklaroi: roli i ushtrisë në mbrojtjen e faltoreve të shenjta (preteksti dinak i regjimit iranian për ndërhyrje në Siri) është një tregim emocionues që do të tregohet siç duhet në kohën e duhur “, është e dukshme që Mousavi është besnik ndaj Khameneit dhe luan një rol aktiv në pastrimin e ushtrisë nga personeli disident duke i shtypur ata.

Ndërkohë, duke u ankuar për rolin e Organizatës Popullore të Mojahedinëve të Iranit (PMOI / MEK) në ekspozimin e krimeve të regjimit, Mousavi deklaroi: “Nuk është e kotë që, sidomos në muajt e fundit, brirët e Satanait (duke iu referuar Shteteve të Bashkuara ) dhe MEK-u, kanë intensifikuar sulmet e tyre dhe operacionet mashtruese psikologjike kundër Ushtrisë. Me ndihmën e Zotit të Madh, ushtria do t’i kapërcejë këto komplote dhe MEK dhe shtyllat e sistemit mbizotërues (Amerikës) do të ekspozohen.