Tuesday, December 7, 2021

Komisioni i SHBA-së për Liritë Fetare dënon shkeljet e të drejtave të pakicave nga ana e regjimit të Iranit

E enjte, 18 maj 2017

NCRI – Komisioni Amerikan për Liritë Fetare në raportin e vitit 2017 ka trajtuar shkeljet e lirive fetare në të gjithë botën, përfshirë Iranin.

Në raportin e tij të fundit të publikuar të mërkurën më 14 maj Komisioni thotë “ka pasur shkelje të vazhdueshme të lirive fetare në Iran gjatë vitit të kaluar, me ndalime të gjata të paligjshme, tortura, burgime dhe ekzekutime të bazuara në akuza fetare që janë të zakonshme”.

Sipas raportit të vitit 2017 të Komisionit Amerikan për Liritë Fetare, liritë fetare të Bahá’í-ve, të krishterëve dhe sunitëve janë shkelur vazhdimisht në Iran, ndërkohë që shiitët e dervishët dhe disidentët i janë nënshtruar frikësimeve, paraburgimeve dhe burgosjeve.