Tuesday, December 7, 2021

Konferencë e mbajtur në parlamentin italian: Nevoja për një politikë të vendosur kundër diktaturës së mullahëve në Iran

E diel, 28 maj 2017

NCRI – Kryesuar nga ish-ministri italian Giulio Terzi dhe me pjesëmarrjen e një numri senatorësh dhe deputetësh italianë, më 22 maj 2017, në parlamentin italian u mbajt një konferencë për shtyp gjatë së cilës pjesëmarrësit shqyrtuan pasojat e zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian dhe theksuan adoptimin e një politike të vendosur kundër regjimit për valën e ekzekutimeve dhe ndërhyrjeve terroriste në rajon.

Pjesëmarrësit gjithashtu hodhën poshtë “imazhin e moderuar” nën sundimin e fashizmit fetar në Iran, duke thënë se të gjithë udhëheqësit dhe zyrtarët e regjimit janë dakord me politikën e vazhdueshme të represionit, ekzekutimit dhe ndërhyrjes në vendet rajonale nga ana e regjimit dhe se të dy grupet brenda regjimit janë të përfshira në masakrën e vitin 1988 të 30,000 të burgosurve politikë, që konsiderohet një krim kundër njerëzimit.

Korrespondentë nga media të ndryshme italiane gjithashtu morën pjesë në konferencën e mbajtur në Parlamentin Italian në Romë. Folës në konferencë, përveç Giulio Terzit, ishin si më poshtë: Lucio Malan, senator, sekretar i senatit italian, Daniele Capezzone, deputete italiane, Elisabetta Zamparutti, e “Do not Touch Cain Community”, Dr. Faisal Mahmoud, Komuniteti Demokratik Sirian ‘