Friday, March 29, 2024

Kreu i regjimit të Iranit akuzon “armiqtë” për “provokim të punëtorëve”

NCRI – Duke qenë se  protestat e punës në Iran vazhdojnë, faqja e internetit që i përket udhëheqësit të regjimit ‘Ali Khamenei’ ka publikuar fjalimin e tij të bërë më 5 shkurt të këtij viti, në të cilin ai thotë ” . “

Khamenei ka shtuar se kundërshtarët e Republikës Islamike – ose anti-revolucionarët, siç thoshte ai – kanë kërkuar në një farë mënyre të provokojnë punëtorët iranianë kundër regjimit qysh kur ai erdhi në pushtet.

Megjithatë, në fjalimin e tij, Khamenei nuk bën referencë për masat gjyqësore dhe të sigurisë të zbatuara kundër aktivistëve të punës gjatë viteve ’80; aktivistë të arrestuar apo ekzekutuar, të vrarë ose në njëfarë mënyre të detyruar të largoheshin nga vendi, ndërkohë që ata që i shpëtuan arrestimmit u detyruan të kryenin  veprimtari të kufizuara ose klandestine ose u detyruan të  qëndronin në shtëpi.

Khamenei akuzon në fjalimin e tij “armiqtë” për atë çka ai e quan “rritje e përpjekjeve për të provokuar punëtorët iranianë për t’i çuar fabrikat dhe mjediset e punës, veçanërisht ato të mëdha, në  një proces rënieje”, duke thënë se punëtorët gjithmonë janë treguar të aftë për të rezistuar dhe për t’i sprapsur komplotet e armiqve.

Ndërsa fjalimi i udhëheqësit të regjimit iranian është mbajtur të hënën më 26 shkurt, ka informime të shumta për protesta të punëtorëve, greva dhe tubime gjatë ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.