Saturday, February 27, 2021

Kryengritja në Iran-Përmbledhja Ditore

Iran-Protestat Mbarëkombëtare ndaj Çmimeve të Gazit Nxisin Reagimin e Regjimit

Shkruar nga Sedighe Shahrokhi më 21 nëntor 2019.

Kryengritja në Iran
21 nëntor 2019
• Teksa hyjmë në ditën e shtatë rresht të asaj që nisi si protestë ndaj rritjes së çmimit të benzinës por u kthye shumë shpejt në një kryengritje të përgjithshme kundër diktaturës fetare në Iran, ka disa ngjarje që spikasin:

o Protestat kanë përfshirë 146 qytete të Iranit
o Numri i vdekjeve: 251
o Plagosjet: Mbi 3,700
o Arrestimet: Mbi 7,000
PMOI/MEK i ka marrë & do t’i publikojë emrat e 85 protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë të regjimit.
o Khamenei dhe Rouhani kanë deklaruar një fitore të zbrazët ndërkohë që vazhdon vrasja e sponsorizuar nga shteti ndaj protestuesve që nuk dorëzohen (shihni më poshtë lajmet rreth vazhdimit të akteve protestuese në mbarë Iranin, ku qindra qendrave shtetërore të represionit dhe agjencive të tjera të qeverisë u është vënë flaka nga iranianë të zemëruar)
o Udhëheqësja e rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka dërguar një mesazh iranianëve dhe njësive të rezistencës, të cilat i kanë udhëhequr protestat, dhe ka deklaruar se “diktaturës fetare po i vjen fundi .” Ajo shtoi se “ushtria e të papunëve e të uriturve, ushtria e grave të shtypura, dhe ushtria e atyre që nuk kanë asgjë për të humbur përveç zinxhirëve të tyre, nuk do të nënshtrohet e dorëzohet. Ata nuk po mendojnë për ta reformuar regjimin. Ata nuk po kërkojnë të tërheqin Forcat e Sigurisë së Shtetit apo Gardën Revolucionare. Ata duan ta çrrënjosin regjimin në tërësi.”

Raportet tregojnë se regjimi iranian po vazhdon me represionin dhe vrasjet prapa dyerve të mbyllura. Netblocks raporton se për 113 orë, aksesi i Iranit në Internet është bllokuar në mënyrë aktive nga regjimi në përpjekje për të mos lejuar që bota të marrë lajmet e kësaj kryengritjeje të paprecedent.

  • E përditshmja shtetërore Jomhury Eslami, editorialet e së cilës reflektojnë pozicionin e Khamenei-t të regjimit iranian, ka shprehur hapur frikën nga mbështetja e protestuesve për rezistencën iraniane dhe nga një fushatë e koordinuar për ta rrëzuar regjimin.
    • Agjencia shtetërore e lajmeve Fars e ka pohuar rolin e spikatur të grave në udhëheqjen e protestave dhe ka përmendur faktin që gratë kanë sulmuar bazat e Bassij dhe i kanë nxitur të tjerët në këto protesta. Gratë janë dyfish të shtypura në Iran dhe kanë shfaqur vazhdimisht një potencial të lartë për veprimtari anti-regjim. Gratë e moshës 30 deri në 35 vjeç kanë luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e raundit aktual të protestave. Agjencia e lajmeve e regjimit shkruan, “Secila nga këto gra ndjek një objektiv të vetin të koordinuar. Njëra filmon, një tjetër bllokon automjetet dhe një e tretë i nxit njerëzit t’u bashkohen radhëve të protestuesve. Numri i lartë i grave që po marrin pjesë në këto protesta është një element i rëndësishëm që e nxit publikun” kundër regjimit, shton artikulli.
  • Në një përshkallëzim të rëndësishëm të protestave, burimet lokale kanë raportuar se protestuesit e zemëruar në qytetet Malard, Robat Karim, Shahriar, dhe Eslamshahr, të gjitha pranë kryeqytetit, po përdorin armë zjarri si AK-47 dhe granata për t’u mbrojtur nga forcat e sigurisë së regjimit. Shumica e protestuesve janë parë me maska dhe syze noti, për t’u mbrojtur ndaj efekteve të gazit lotsjellës.
    • Burimet e lajmeve të regjimit kanë raportuar se mbi 80 supermarkete zinxhir në pronësi të IRGC-së, anëtarët e së cilës janë trupa të trajnuara për shtypjen e protestave, janë djegur plotësisht. Shumica e këtyre supermarketeve ndodhen në qytete përreth Teheranit si Marlik, Parand, Shahriar, Robat Karim, Fardis, Malard, Shahr-e Quds, Varamin, dhe Hassan Abad. Protestuesit kanë sulmuar edhe një supermarket tjetër të tillë në lindje të Teheranit. Protestuesit po përhapin fjalën se cilat dyqane dhe biznese i përkasin IRGC-së dhe agjencive shtetërore, teksa shfrejnë zemërimin nga varfëria që u ka shkaktuar regjimi.
    • Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, në Shiraz të Iranit jug-qendror, protestuesit kanë dëmtuar katër qendra paraushtarake të lidhura me regjimin e mullahëve. Një protestues nga Shiraz ka treguar në një raport se njësitë ushtarake të regjimit nuk u kanë ardhur në ndihmë njësive të IRGC-së që kishin kërkuar përforcime dhe po refuzojnë të marrin pjesë në shtypjen e protestuesve.
    • Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë të OKB-së mbi numrin në rritje të protestuesve të vrarë nga regjimi i mullahëve në Iran. “Duke u nisur nga numri në rritje i njerëzve të vrarë e të plagosur në mbarë Iranin, i bëj thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të thërrasë Këshillin e Sigurisë në një mbledhje emergjence për ta njoftuar mbi krimet e Khamenei-t dhe Gardës së tij Revolucionare (IRGC) në Teheran,”

• Regjimi e ka bllokuar pothuajse plotësisht Internetin në të gjithë vendin. Raportet tregojnë se pothuajse i gjithë aksesi në rrjet, përveç se për disa agjenci të regjimit, është bllokuar me urdhër të regjimit.