Friday, March 29, 2024

Kushtet humanitare përkeqësohen në burgjet e Iranit

Kushtet e rënda të burgjeve në Iran

Iran, 12 tetor 2019—Raportet që vijnë nga brenda Iranit flasin për rritje të presionit kundër të burgosurve iranianë dhe për përkeqësim të kushteve humanitare e të të drejtave njerëzore brenda burgjeve të Iranit. Muajt e fundit, regjimi ka përdorur masa të ndryshme për të shkaktuar frikë në shoqëri dhe për t’i shkurajuar njerëzit nga pjesëmarrja në protestat që vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Iranit.

Këto masa koinçidojnë me emërimin e Ebrahim Raisi-t si kryegjyqtar të regjimit. Raisi ka qenë një nga figurat kryesore në masakërn e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, shumica prej të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të lëvizjes së spikatur të opozitës iraniane, Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Regjimi i ka kthyer burgjet e tij në qendra për torturimin dhe asgjësimin e të burgosurve.

Situata në Burgun Qendror të Karaj

Njëri nga burgjet ku janë përkeqësuar kushtet e të burgosurve është Burgu Qendor i Karaj. Çdo sallë në këtë burg ka kapacitet për 200 njerëz. Por autoritetet e burgut kanë ngjeshur 700 njerëz në secilën sallë. Për shkakt ë mungesës së hapësirës dhe shtretërve në qeli, shumë prej të burgosurve detyrohen të flenë në tokë e mbi kartona.

Të burgosurit me probleme mendore dhe sëmundje ngjitëse si hepatiti janë braktisur pa asnjë kujdes mjekësor, dhe janë përzier me të burgosurit e tjerë, duke shkaktuar kështu përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme mes popullsisë së këtij burgu.

Burgu qendror i Karaj ka gjithashtu kushte shumë të këqija sanitare. Të burgosurit përballen rregullisht me mungesa uji. Çdo ditë, nga ora 2 deri në 6 pasdite, uji ndërpritet në burg. Sipas raporteve, kur të burgosurit kanë protestuar ndaj kësaj situate, drejtori i burgut u ka thënë, “Jeni me fat që nuk jua kemi ndërprerë elektricitetin.”

Autoritetet e burgut e konsiderojnë si rebelim çdo protestë që përfshin dy apo më shumë njerëz dhe e shtypin brutalisht. Nëse tgë burgosurit ngulin këmbë me protestat e tyre ndaj kushteve të këqija në Burgun Qendror të Karaj, ata përballen me pasoja të rënda që planifikohen në mënyrë të tillë që të duken si “aksident” në klinikë, “vetëvrasje,” apo rrahje me të burgosur të tjerë.

Drejtori i burgut dhe rojtarët kanë agjentë mes të burgosurve, të cilët i përdorin për të shtypur të burgosurit që nuk i respektojnë rregullat e tyre brutale. Këta agjentë sulmojnë me dhunë çdo të burgosur që t’u thonë shefat e tyre. Ata përdorin thika dhe objekte të mprehta për të sulmuar e vrarë të burgosurit.

Autoritetet e burgut janë gjithashtu të përfshirtë direkt në shpërndarjen e narkotikëve mes të burgosurve.